Gjermania akuzon zyrtarin e zyrës për media se spiunoi për Egjiptin
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 17 November 2020
Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se kanë akuzuar një punonjës të zyrës për media të qeverisë, për spiunim për një shërbim inteligjent egjiptian. Të hënën, prokurorët federalë thanë se burri i identifikuar vetëm si Amin K, kishte përdorur pozicionin e tij në zyrën për media (për shërbim të vizitorëve), për të marrë informacion për Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës së Egjiptit (GIS).
Sipas prokurorëve, i dyshuari shtetas gjerman me origjinë nga Egjipti, filloi të merrej me spiunazh që nga korriku i vitit 2010, me udhëzime të ambasadës egjiptiane në Berlin. Ai po akuzohet për përpilimin e raporteve mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Gjermanisë në lidhje me Egjiptin, duke shfrytëzuar pozitën e tij në zyrën për media.
Po ashtu, prokurorët thonë se ai ishte përfshirë edhe në një përpjekje të pasuksesshme për të rekrutuar agjentë për GIS në vitin 2014 dhe 2015. Në këmbim të këtij shërbimi, i dyshuari shpresonte që familja e tij në Egjipt do të merrte trajtim të veçantë nga autoritetet atje. Sipas prokurorëve, mbikëqyrësi i tij ndihmoi nënën e të dyshuarit të merrte të drejta pensioni në Egjipt dhe ai herë pas here ishte i ftuar në pritje në ambasadë.
Ky rast u zbulua në muajin korrik, pasi u përmend në raportin vjetor të agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane. Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Martina Fietz kishte thënë se ata që punojnë në shërbim të vizitorëve, nuk kanë pasur qasje në bazat e të dhënave të tjera në zyrën e mediave, përfshirë edhe ato që përmbajnë detajet e akreditimit të gazetarëve. I dyshuari përballet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor për spiunim për një agjenci të huaj të inteligjencës./REL
Të tjera
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...