Lajme

Minatorët e “Trepçës” në grevë, ende pa pagat e muajit tetor

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 11 November 2020

Kanë ndërprerë punën minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg, për arsye të mos marrjes së pagave për muajin e kaluar. Disa prej tyre po qëndrojnë në hapësirat e restorantit, ndërsa të tjerët në oborrin e kësaj ndërmarrjeje, shkruan Gazeta InFokus.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj miniere, ka konfirmuar se minatorët janë në grevë, duke bërë të ditur se arsyeja e vetme për ndërprerjen e punës janë pagat.

Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar dhe atyre u është bashkangjitur sot edhe ndërrimi i parë, ndërsa tha se kjo gjendje do të vazhdojë derisa të mos zgjidhet ky problem.

-Advertisement-

“E vetmja arsye pse jemi në grevë janë pagat e muajit tetor. Kemi biseduar me menaxherin i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete. Nuk dimë kur do t’i marrim pagat, por deri atëherë ne nuk do të punojmë”, ka thënë Osmani. /Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera