Lajme

Takimi me kryetarët e komunave, Zemaj tregon për masat që u diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 09 November 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për takimin virutal që ka pasur sot me kryetarët e komunave të vendit. Zemaj thotë se masat e rrepta do të vazhdojnë çdo ditë për komuna të caktuara në bazë të numrit të të infektuarve.

Zemaj ka shkruar se do të merren vendime operacionale për komuna të caktuara, në bazë të kategorizimit si pasojë numrit të të infektuarve.

“Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

-Advertisement-

Zemaj ka shkruar se duhet bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave.

“Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm”, ka shkruar Zemaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera