Sport

Ndodh tek Shqiptarët: Ndeshja vonohet për 40 minuta, fanellat e skuadrës i sjellin me makinë

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 04 November 2020

Situatë qesharake në Vlorë.

Sfida mes Flamurtarit dhe Turbinës ka startuar me 40 minuta vonesë për shkak të fanellave, pasi edhe skuadra mike nga Cërriku, i kishte fanellat e ngjashme me ato të Flamurtarit.

I habitshëm është fakti se skuadra e Turbinës nuk kishte fanella të dyta, teksa ato kanë mbërritur me makinë private pas 40 minutash.

-Advertisement-

Ngjyrat e fanellave janë të bardha, teksa pas mbërritjes së tyre, nisi dhe takimi.

Ishte planifikuar të startonte në 14:00, por për shkak të situatës qesharake startoi në orën 14:40.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera