Diplomon gjenerata e 55-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 30 October 2020
Ka diplomuar gjenerata e 55-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës. Bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit. Diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa ,në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.
Në komunikatën për media thuhet se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe u. d. drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili ka thënë se sot Policisë së Kosovës po i bashkëngjiten 426 policë të rinj që do të jetë ndihmesë e madhe për punën në terren dhe nga të njëjtit ka kërkuar angazhim shtesë sidomos në këtë kohë të pandemisë. “Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngrihet niveli i besueshmërisë te qytetarët. Policëve të rinj ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve”, tha ndër të tjera Mehmeti.
Me këtë rast 426 policët e rinj i pranuan certifikatat dhe dhanë betimin zyrtar se do të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, se do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë trajnim së bashku me kadetët policorë e kanë përfunduar edhe 5 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komponenta e Policisë Ushtarake. Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për 14 kadetët policorë si kapitenë të klasave dhe 20 kadetëve policorë për rezultatet më të larta të arritura gjatë kohëzgjatjes së trajnimit.
Nga data 2 nëntor 2020 policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës, duke vazhduar me pjesën e programit të trajnimit fushor për policët e rinj në stacione policore në kohëzgjatje prej dy (2) vjet nën mbikëqyrje të instruktorëve praktikë/fushorë të Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...