Donis Avdijaj, ylli i kombëtares në shuarje
Autori: Magdalena Marniku 11:51 | 27 October 2020
Vlente më shumë se Leroy Sane dhe Julian Draxler sa ishte pjesë e akademisë së Schalkes 04, por Donis Avdijaj nuk e arriti kurrë potencialin e tij të madh dhe tashmë ka mbetur si agjent i lirë, shkruan Gazeta inFokus.
I lindur në Osnabruck të Gjermanisë, me prindër nga Istogu i Kosovës, Donisi e nisi karrierën e tij si futbollist në klubin lokal, SV Atter, përpara se të kalonte tek gjigantet e qytetit, Vfl Osnabruck.
Sa ishte pjesë e Osnabruckut, ai pati disa oferta nga klubet me të mira në Gjermani, derisa në fund vendosi të zgjidhte Schalken 04.
“Wunderkind”, që në shqip i bie “fëmija i çuditshëm”, ishte emri që iu etiketua për shkak të statistikave të tij të mira.
Avdijaj arriti të shënonte 59 gola në 53 ndeshje dhe dhuroi 15 asistime, sa ishte tek grup moshat U-17.
Kurse me grup moshat U-19, kosovari realizoj 17 gola në 24 takime dhe 4 asiste.
Rekordet mahnitëse me grup moshat e Schalkes tërhoqën vëmendjen e klubeve të mëdha, si Liverpool dhe Real Madrid, gjë që bëri Schalken të nënshkruante kontratë të re me Donisin duke i dhuruar 50 milionë, që në atë kohë as Leroy Sane, as Julian Draxler nuk paguheshin me shumë.
Pas kontratës së re me klubin gjerman, Avdijaj u huazua në kampionatin e Austrisë, në Sturm Gratz, ku shënoj 13 herë në 45 paraqitje gjatë viteve 2014-2016.
Paraqitja mbresëlënëse në Austri i bëri përshtypje trajnerit të Schalkes,i cili e rikthyeu atë sërish në klub gjatë sezonit 2016-2017.
Në vitin 2016 Donis Avdijaj i tha ‘po’ Kosovës, edhe pse ai kishte mundësi të luante për Gjermaninë dhe kombëtaren e Shqipërisë.
Avdijaj u bashkua me ‘Dardanët’ me 14 nëntor 2016, në ndeshjen kundër Turqisë për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2018, por nuk arriti të debutoj për shkak të dokumenteve.
Debutimi i tij i parë për Kosovën ndodhi me 24 mars 2017, në ndeshjen kundër Islandës, kurse në përballjen e Kosovës me Maltën, në kuadër të fazës së grupeve për Ligën e Kombeve, Avdijaj shënoj dy gola në fitoren e kombëtares ‘verdhë e kaltër’ me rezultat 4-0.
Gjatë stinorit vjeshtor 2016-2017, Donisi bëri vetëm 9 paraqitje për Schalken, pastaj ai u huazua në kampionatin holandez tek klubi Roda, i cili garon në ligën e dytë në Holandë.
24 vjeçari më pas kaloj tek Willem II, skuadër kjo e cila garon në ligën e parë holandeze.
Sa ishte tek Willemi, Donisi arriti të bëhej ndër lojtarët kryesor në ekip me paraqitje mbresëlënëse, Gjithsesi, me 18 mars 2019, pasi nuk luajti disa muaj për klubin për shkak të ‘mendje lartësisë’ dhe dështoj të përgatitej fizikisht, Willem II vendosi të prish kontratën e Avdijajt.
2018-2019 nuk ishte periudhë aspak e lehtë për Donisin, pasi përveç që kishte mbetur pa klub, 24 vjeçari po ashtu kishte humbur vendin në kombëtaren e Kosovës, pas problemeve që kishte me trajnerin, Bernard Challandes.
Gjatë verës 2019, futbollisti me prejardhje nga Istogu, arriti të transferohej tek klubi turk, Trabzonspor.
Por, edhe në kampionatin turk ai dështoj të paraqitej në fushë, dhe pas vetëm 11 ndeshjeve të zhvilluara klubi i prishi kontratën me 17 janar 2020.
Të gjithë u befasuan kur Avdijaj vazhdoj karrierën e tij si futbollist në Skoci, duke nënshkruar kontratë 6 muaj, por pas kësaj ai sërish mbeti pa ekip.
Tashmë janë bërë 8 muaj që kur Donis Avdijaj ka luajtur një ndeshje profesionale, pasi që nga 15 shkurti 2020 ai nuk është paraqitur asnjëherë.
Aktualisht ai është pjesë e FC Emmen dhe e ardhmja e tij do të vendoset të premten.
Vitet e para të karrierës së Donisit premtuan shumë për të ardhmen, por në futboll puna e mposht talentin, e kur nuk funksionin talenti duhet punuar fort.
Kjo na drejton tek pyetja se a është kjo mundësia e fundit që Donisi të tregoj potencialin e tij të madh?
Gjithçka mbetet të shihet të premten./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...