Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, Hotin e presin edhe dy interpelanca
Autori: Gazeta inFokus 07:30 | 26 October 2020
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në një takim në ora 14.00 për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe caktimin e datës për mbajtjen e seancës së re plenare në të cilën pritet të mbahen dy interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti.
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit do të vendosin për vazhdimin e seancës plenare ku në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat e 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8 dhe 16 tetor: votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.
Në pikat e papërfunduara nga seancat plenare më 8, 12 dhe 16 tetor janë votimi në parim i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete, votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.
Ndërsa pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16 dhe 21 tetor janë: votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, votimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Kosovës dhe BERZH, votimi i Projektligjit për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e impiantit të ujërave të zeza në Gjilan, votimi në parim i Projektligjit për peticione, votimi në parim i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për lirinë fetare dhe votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Kosovës.
Kryesia e Kuvendit do të vendosë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 21 tetor: votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik” dhe votimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Seanca e re plenare, data e së cilës pritet të caktohet nesër, do të ketë në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Hoti do të ketë një interpelancë të dytë, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore, zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, janë temat tjera të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të deputetëve në seancën e re plenare.
Po ashtu, në rendin e ditës do të jetë edhe kërkesa e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij komisioni hetimor.
Të tjera
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...