Policja e ofendon dhe ia shkul flokët vajzës nga Prishtina: Ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i shfryn buzët
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 23 October 2020
Një qytetare nga Prishtina, Elona Mehmeti, është ankuar për një police e cila thotë se për shkak të mosmbajtjes së maskës, policja e ka ofenduar atë dhe ia ka shkulur flokët.
Përmes një postimi në një grup në Facebook, Mehmeti thotë se ishte duke dalë nga një dyqan, kur një police e ka ndalur atë për shkak që nuk e kishte maskën e vendosur në fytyrë. Policja i është drejtuar duke i thënë “..oj ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët”.
Elona madje thotë se rastin e ka raportuar edhe në Inspektoratin Policor, për të cilin thotë se prezentë ishin edhe dy pjestare të tjera të Policisë së Kosovës, të cilat ishin sjellur mirë me të.
Elona po ashtu ka postuar edhe fotografi të polices, e cila thotë se ishte pa maskë në momentin kur ia shkroi dënimin.
Lexoni postimin e plotë të Elonës pa ndërhyrje:
Pershendetje Grupi !
Du me nda ni rast qe mka ndodh sot rreth ores 13:30 . Sot kam qene pa mask para baneses ku jetoj dmth me kese ne dore sa dola prej marketi edhe vjen kjo zyrtarja policore me ni sjellje shum te pa hishme duke mu drejtu “ oj Ti me buze t fryme a e din qe me t ra virusi ti qfryn buzt “ edhe un i thash unro me buz qka ? Tha me buze t fryme , i thash mfal duhesh n tjeter menyr me mu drejtu , qysh un edi kom drejt me nejt pa mask nese jom e vetme ligji e lejon edhe ajo vazhdoj me agresivitet “Mos mi kallzo ti mu ligjet ama leternjoftimin “. Nejse vazhdoi kshtu procedura edhe po fillon me ma shkru tiketen edhe pytjen e vetme qe dojsha me mu pergjigj ajo mu pergjigj me dhune ne mes trruges.
Pytja ime ka qene :
A muj me dit arsyen pse pom denon deri sa ligji e lejon un me qendru vet pa mask ?
Kurse ajo tha Per qef.
Disa here i thash nese ki diqka qe e sheh t arsyshme munesh mem qu n statcion policor edhe vazhdojm me procedurat duke e shkru denimin e tu mthane une tbej cka du edhe ski cka ben. I thash n rregull po du me dit emrin mbiemrin tend se une sjom e pajtimit per kete sjellje edhe n kete moment ajo me agresivitet ma kap doren e rrotullon edhe flokt mi ngreh edhe ktu nderhyjn dy pjestaret e tjera e largojne edhe njera prej tyre me kerkon falje per gjestin e saj “Mfal se sdeshti me ti kap floket”. Une e paralajmrova ate qe kom me u anku per kit gjest edhe per denim ajo vazhdoj tu thon Ti mu sen smunesh mem bo se un jom SHTET .
Du me ceke qe kjo masken se ka pas te vendosun siq shihet n foto .
Rastin e kom lajmru ne inspektoriat edhe kemi mu marre me te deri ne fund.
Thjesht kom mar Traum prej sjelljes t saj edhe shpresoj qe krejt ata qe kane probleme me polici (me njerez qe si titull e kane me na ofru siguri) me i lajmru rastet se n ksi menyre asniher Shtet skemi me u bo .
Gjithashtu dy pjestaret e tjera kane pas sjellje shum t mira ndaj meje nuk kom ndonje ankese per to .
Une njoh shum persona qe punojne ne policine e kosoves edhe kane sjellje shum t mira amo definitivisht ky rast mka zhgenjy tejmase . /Express/
Të tjera
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...
-
Policia në Prizren shqipton 42 gjoba dhe konfiskon 14 motoçikleta
Policia e Kosovës kryesisht Njesitë Rajonale të Trafikut rrugor...
-
Me 400 kilogram du*an brenda, vetura me targa të Serbisë kapet nga Policia e Kosovës
Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjte...
-
Enver Sekiraqa në liri derisa dënimi ndaj tij ta marrë formën e prerë
Enver Sekiraqa është dënuar gjatë ditës nga Gjykata Themelore e Prishtinës, m...
-
Faturat e KEDS-it tashmë mund t’i paguani edhe përmes platformës eKosova
KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë...
-
Shefi i BE-së: Shqetësuese rritja e sulḿeve fizike dhe fushatave njollosëse ndaj gazetarëve
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare ...
-
Kurti reagon pas raportit negativ: Qeveria e hapur dhe e vullnetshme për t’i adresuar brengat e mediave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të ...