Osmani, i jep mbështetje të plotë Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 19 October 2020
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me anëtarët e Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re të Kuvendit, me ç’rast i ka dhënë mbështetje të plotë grupit punues, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo është bërë e diturme anë të një komunikate të lëshuar për medianga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.
Komunikata e plotë:
“Gjatë takimit të mbajtur sot me anëtarët e grupit për hartimin e kësaj rregulloreje, kryetarja Osmani ka shfaqur besimin e saj se duke u bazuar edhe në draft- rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar, do të hartohet një dokument funksional, profesional, si dhe do të arrihet unitet politik.
“Shpresoj se draft-rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar do ta analizoni në detaje. Ku është në rregull, të mbetet ashtu siç është, kurse ku ka nevojë, të bëhen ndryshime profesionale, duke u bazuar edhe në praktikat e mira parlamentare. Uroj që puna e juaj të kulmojë me miratimin e Rregullores së re të Kuvendit brenda kësaj legjislature”, ka thënë Osmani, duke shtuar se disa mangësi në rregulloren aktuale kanë ndikuar në punën dhe uljen e besimit të Kuvendit te qytetarët.
Kryeparlametarja Osmani ka falënderuar NDI-në, KDI-në, si dhe organizatat tjera joqeveritare për angazhimin e tyre në hartimin e Rregullores së re të Kuvendit.
Ndërkaq, kryetari i Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re të Kuvendit, Shkëmb Manaj, pasi ka falënderuar kryeparlamentaren Osmani për mbështetjen e ofruar, përfshirë edhe atë profesionale, e ka paraqitur një rezyme të punës së këtij grupi.
Ai ka thënë se në hartimin e Rregullores së re të Kuvendit, përveç çështjeve të tjera, do të merren parasysh edhe aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe rrethanat e reja të krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19.
Po ashtu, Manaj, ka theksuar se do të jenë të kujdesshëm që kjo rregullore në jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Pasi që ka vullnet politik, Manaj ka thënë se shpreson që Rregullorja e re e Kuvendit të votohet në lexim të dytë rreth mesit të dhjetorit të këtij viti.
Edhe anëtaret e këtij grupi, Donika Kadaj- Bujupi dhe Evgjeni Thaçi- Dragusha, kanë vlerësuar se është shumë e rëndësishme që Kuvendi sa më shpejt ta ketë rregulloren e re, duke marrë parasysh edhe draft-rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar.
Mbështetje Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re, i ka dhënë edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
“Rregullorja e re po i mungon Kuvendit, marrë parasysh edhe rrethanat e reja”, ka vlerësuar Krasniqi.
Në këtë takim është diskutuar edhe për detaje të tjera të rëndësishme që duhet t’i përmbajë Rregullorja e re e Kuvendit”, thuhet në komunikatëne e lëshuar nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...