Të paktën 13 të vrarë nga sulmet me raketa në Nagorno Karabak
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 17 October 2020
Një sulm me raketë në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, ka lënë të vrarë 13 persona dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë, tha Ministria e Emergjencave.
Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë. Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve.
Edhe një tjetër raketë goditit – pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe. Ende nuk ka konfirmim nëse diga është dëmtuar nga ky sulm.
Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur.
Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia.
Baku dhe Jerevani kanë pretenduar se kanë korrur fitore në luftimet në Nagorno Karabak, një territor që banohet me rreth 150,000 etnikë armenë.
Luftimet nisën më 27 shtator.
Ka frikë se ky konflikt ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, që po zgjat me dekada, mund të përfshijë edhe Turqinë dhe Rusinë.
Nagrono Krabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është i banueshëm me shumicë etnike armene, që mbështeten nga Jerevani zyrtar.
Udhëheqësia de fakto e këtij rajoni, ka raportuar për 29 të vdekur më 16 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga luftimet të arrijë në 633.
Qeveria e Azerbajxhanit nuk jep të dhëna për pjesëtarët e vrarë të ushtrisë, por para sulmeve me raketa në Ganja tha se 47 civilë janë vrarë.
Të tjera
-
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e Vetëvendosjes
Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, n...
-
Kurti tregon se pse u lanë të ikin terr*oristët e Banjskës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e medi...
-
Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. ...
-
Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastr...
-
Dyshimet se abuzoi se*sualisht me familjaren, arrestohet ‘Valmir bossi’
‘Valmir bossi’ , i riu i njohur në rrjetin social 'Tik Tok' për videot e çudi...
-
Haxhiu thotë se Departamentit për Krime Lufte i nevojiten prokurorë shtesë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka p...
-
“Rrustë Llapi” s’e v*au serbin e arteve marciale, Stefanoviq: Emri im me atë të viktimës është përzier
Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gje...
-
Biznesmeni i arratisur, Knezheviq, ekstradohet në Mal të Zi nga Britania
Biznesemeni Dushko Knezheviq ka arritur në Mal të Zi dhe po shoqërohet në Gjy...
-
Abdixhiku: Ali Lajçi një ndër figurat më emblematike të lëvizjes kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Kurti takon zëvendëspresidentin e MCC-së, gjatë ditës ceremonia e firmosjes së ujdisë
Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e ...
-
Osmani bënë homazhe në nderim të martirëve e dëshmorëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë, n...
-
Dëshmitari Abazi thotë se Thaçi ka qenë udhëheqës politik në UÇK, por nuk e ka takuar kurrë
Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve t...