Ministria e Jashtme e Rusisë vjen me reagim të ashpër: Po shtyhet ideja e Shqipërisë së Madhe
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 12 October 2020
Deklaratat për heqjen e kufijve që u bënë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë ushtuar deri në Rusi.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me deklaratat për heqjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë thënë se veprime të tilla paraqesin kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
“Teza rreth domosdoshmërisë së ‘fshirjes së kufijve’ midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t’ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe një interpretim i lirë i parimit të integritetit territorial kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe nga sa si ndërhyrje në punët e saj të brendshme”, thuhet në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të ministrisë ruse.
Për ta, deklarata të tilla anulojnë përpjekjet që Kosova dhe Serbia ta gjejnë një zgjidhje me dialog.
“Ekziston një përshtypje e qartë se Prishtina dhe Tirana, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e afrimit të tyre, vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe pa marrë parasysh se çfarë fshehin planet e tyre… Veprime të tilla paraqesin një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, theksohet në reagimin e ministrisë.
Për deklaratat në mbledhjen e qeverive shqiptare, Rusia pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.
Ditë më parë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë kishte reaguar për këtë çështje. Ata ia kanë dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës. Në shënim ishte shprehur protestë në lidhje me deklaratat e dhëna gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë.
Serbia shprehu indinjatë ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për heqjen e kufirit me Kosovën.
“Deklarata të tilla, të cilat nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye e justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera në rajon të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhej në njoftimin e ministrisë serbe.
Të tjera
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...