Sport

Tensione te Chelsea, Lampard dhe Kante prishin përfundimisht mardhënjet

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 12 October 2020

Nuk ka qetësi brenda skuadrës së Chelseat. Pas portierit Kepa, i cili nuk e pranoi me qetësi vendimin që Frank Lampard e mori që ai të mbetet në bankën e rezervistëve pas ardhjes së Mendit, tani, një situatë shumë e pa lakmueshme është krijuar edhe ndërmjet trajnerit anglez dhe mesfushorit N’Golo Kante.

Ky i fundit i ka kërkuar leje trajnerit të Chelsea për të shkuar në një aheng familjar tek një mik i tij dhe ka marrë përgjigje negative nga Lampard.

Kjo e ka acaruar tej mase lojtarin i cili është larguar i acaruar nga diskutimi me Lampard.

-Advertisement-

Gjatë afatit kalimtar veror, Kante ishte lidhur me një kalim tek Interi, por që çmimi i kërkuar nga Chelsea ishte shumë i lartë për “Neroazzurrët”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera