Lajme

Bashkëpunimi Serbi-Gjykatë Speciale, Drecun: Kryeprokurori Schwendiman më dha mirënjohje me dorëshkrim

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 30 September 2020

Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë për krimet e pretenduara të luftës ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin e mëngjesit në televizonin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës Speciale dhe që i ka ndihmuar ata me dokumente, ndërsa ka pohuar se ka marrë edhe mirënjohje të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka deklaruar Drecun, përcjell Periskopi.

-Advertisement-

Ditëve të fundit, nga Gjykata Speciale pretendohet se kanë rrjedhur mijëra dokumente, në të cilat dëshmohet bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Gjykatës Speciale, një skandal i madh në drejtësinë ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera