Rozë

Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lashë një punonjëse shtatzënë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 28 September 2020

Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, derisa po e vuante dënimin për përdhunim.

Legjenda e boksit ishte burgosur në vitin 1992 pasi ishte shpallur fajtor për përdhunim në Indiana. Mirëpo, ishte lëshuar në vitin 1995 duke vuajtur më pak se tre vjet dënim.

Tani ish-kampioni i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda, i cili do të kthehet në ring në muajin nëntor, ka folur për jetën e tij prapa hekurave.

-Advertisement-

“Mendoj se ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një qenie njerëzore”, ka deklaruar 54-vjeçari në një episod të ‘Hotboxin’ With Mike Tyson’ me prezantuesin Jim Gray, duke shtuar se ndihej i sigurt brenda burgut.

Më pas, ai ka shpjeguar për marrëdhënien seksuale që kishte pasur në burg me një femër që punonte aty.

“Kisha një të dashur dhe e lashë shtatzënë një femër në burg. Po bëja një jetë në burg. Ashtu ishte e shkruar. Unë isha Mike Tyson dhe të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja”.

“Të gjithë më flisnin sikur të isha një njeri i fortë apo një person i pëlqyer. Në fakt, unë isha thjesht një derr”, e ka mbyllur Tyson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera