Lajme

“Arben Vitia nën hetime”

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 23 September 2020

Ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia do të raportoi të mërkurën para deputetëve të komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë bashkë me ish- zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Derisa gjatë se martës në këtë komision u raportua edhe për vdekjen e Agon Musliut i cili u vetëvra në Qendrën e Studentëve e cila ishte kthyer në karantinë në pandemi për gjithë ata që ktheheshin nga shtetet tjera.

Deputetët e këtij komisioni fillimisht morën në pyetje ish-menaxherin e karantinës, Valdet Hashani i cili gjatë intervistimit tha se asnjë qytetar i pranuar në qendrën e karantinës nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore derisa ka shtuar edhe se me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjenden shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.

-Advertisement-

Ndërsa, Naim Musliu babai i të ndjerit i cili ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes se pse nuk e kanë ngritur zërin për djalin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera