Rajoni dhe Bota

Amerikanët priten me festë e verë në Serbi, e në Kosovë qëndrojnë veç 40 minuta

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 22 September 2020

I dërguari i Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, bashkë me 13 zyrtarë të tjerë të ShBA-ve, po qëndrojnë në Serbi.

Aty pas takimeve zyrtare e marrëveshjeve të nënshkruara kanë filluar edhe ndeja e po priten me verë e dhurata nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Infokus.

Fotografi nga këto ndeja i ka shpërndarë vet Vuçiq në Instagram, ku ka shkruar “Mikëpritje për Adam Boehler me verë të mirë serbe”.

-Advertisement-

E diku tjetër “Nga Rezidenca Presidenciale në Kamp David drejtë e në Serbi! Mirënjohje personale për Presidentin”.

Por, as Grenell nuk ishte duarthatë.

Edhe ai i dërgoj një dhuratë Vuçiqit për të cilin e falënderoi ai.

“Faleminderit Richard Grenell për përkushtimin e tij dhe punën e mirë për të gjithë rajonin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme”, ka shkruar Vuçiq, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa një ditë më parë i njëjti delegacion ishte në Kosovë.

Këtu qëndruan në takim me Kryeministrin Avdullah Hoti, për rreth 40 minuta ku dolën duke nënshkruar një marrëveshje, ndërsa Presidenti Thaçi i dha dekoratë Grenellit.

Kjo për t’u nisur menjëherë për Serbi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera