Sport

Kështu e komenton Challandesi transferimin e Muriqit te Lazio

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 16 September 2020

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio ka qenë temë diskutimi nga e diela, shkruan Gazeta inFokus.

E kalimi i Muriqit nga Fenerbahçe te klubi italian është komentuar edhe nga trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran ka thënë se sulmuesi prizrenas te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat

-Advertisement-

“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asiste, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese. Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, deklaroi Challandes.

Muriqi është bërë futbollist i Lazios për shumë e 18 milionë eurove, plus 2 milion bonuse.

Ai ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, ku pritet të fitoj 2.2 milionë euro në vit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera