Sport

PSG e nis kampionatin me 8 mungesa për shkak të COVID-19!

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 09 September 2020

Paris Saint Germain do ta nisë me 8 mungesa sezonin e ri të Ligue 1 ku 7 prej tyre madje janë titullarë.

Kampionët e Francës të cilët do të zbresin në fushë të enjten e 10 shtatorit për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Lens në program për t’u luajtur në fund të gushtit por që u shty me kërkesën e PSG, nuk do të kenë në dispozicion emra të rëndësishëm për shkak se plot 8 futbollistë janë prekur nga COVID-19 dhe duhet të qëndrojnë në karanatinë.

Në këtë listë bëjnë pjesë dy portierët Keylor Navas e Sergio Rico, por edhe treshja e frikshme sulmuese Neymar-Icardi-Mbappe ndërsa të prekur me koronavirus janë edhe Di Maria, Paredes e Marquinhos. Të gjithë këta futbollistë u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve verore, pas finales së Champions League ndaj Bayern Munich.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë trajneri i PSG, Thomas Tuchel do ta ketë shumë të vështirë të krijojë një 11-she kompetitive për sfidën ndaj Lens e cila do të jetë shumë e vështirë për parizienët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera