Rozë

Këngëtarja ekspozon të pasmet me librin në dorë

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 09 September 2020

Kanë mjaftuar vetëm disa poza në profilin e saj në “Instagram” që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo. Është fjala për këngëtaren Ana Kabashi, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shfaqet e shtrirë në rërë teksa në plan të parë ka vendosur të pasmet.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e fansave është fakti që ajo mbante në dorë një libër të autorit të njohur, William Shakespeare.

“Cili është libri juaj i preferuar? #beachmood #shekspeare #beachvibes”, shkruante Ana bashkëngjitur me pozat e saj “hot”.

-Advertisement-

Ndjekësit kanë vënë re se këngëtarja ka shkruar gabim emrin e shkrimtarit të madh anglez, e si pasojë i kanë lënë komente të ndryshme.

“Shkruhet Shakespeare dhe jo Shekspeare, ti fillo të mësosh emrat e poetëve fillimisht dhe pastaj mund të lexosh libra,”– i shkroi një ndjekëse.

Megjithatë këngëtarja është justifikuar që William Shakespeare mbetet shkrimtar i madh, sido që t’ia shkruajë emrin. “Zemër SHEKSPIRI është SHEKSPIR si me A si me E, njëjtë ??”- iu përgjigj

Ana.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy