Lajme

“Poshtërim dhe e turpshme”/ Ministri gjerman komenton rëndë foton e Vuçiç para Trump

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 07 September 2020

Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes,.

Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiç i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”.

Në postimin e shpërndarë nga Ruth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.

-Advertisement-

“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.Tani t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet kombëtare.)”, thuhet në postimin që i ka bërë retwett Ruth.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera