Lajme

3 mijë e 334 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 01 September 2020

Që nga 13 marsi edhe kur u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më sot janë 13 mijë e 454 persona në Kosovë të cilët janë infektuar me virusin korona. Ndërsa, nga ky virus janë shëruar 9 mijë e 595 persona.

Mirëpo, shkak i infektimit me këtë virus, 525 persona kanë vdekur.

Kurse siç njoftojnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 334.

-Advertisement-

E gjatë 24 orëshit të fundit, janë paraqitur 120 raste të reja me COVID-19, ndërsa brenda 24 orëve kanë vdekur 9 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334”njoftojnë nga IKSHPK.

Më së shumti raste me infektim me COVID-19, janë nga Prishtina.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera