Shaban Syla nga burgu: Djemtë e mi shpejt dorëzohen në polici, lusim familjen Demiri të mos marrë hak
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 23 August 2020
Shaban Syla nga Burgu i Dubravës ka folur rreth konfliktit që ka ndodhur dje në fshatin Nekoc të Drenasit e si pasojë një person ka mbetur i vrarë. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë djali i Shabanit, Leutrimi. Ky i fundit bashkë me disa persona të tjerë gjenden në arrati. Por, garanci se të apostrofuarit e përfshirë në konflikt do t’i dorëzohen shpejtë policisë po jep i dënuari për tentim vrasje në vitin 2012, Shaban Syla.
Ai nga burgu ka folur për Express rreth historisë së konfliktit me familjen Demiri të cilës dje dyshohet se iu vra një familjar. E nga familja Demiri ku mbeti i vrarë Qamil Demiri rreth 50-vjeçar, nuk kanë dashur që të deklarohen për mediat.
Një person ka mbetur i vrarë në Nekoc të Drenasit mbrëmjen e së shtunës, pasi është qëlluar me armë zjarri. Në konflikt dyshohet se kanë qenë të përfshirë dy familje. Ajo e Shaban Sylës i dënuar në rastin “Bllaca 2”, dhe familja Demiri. Ende nuk është arrestuar asnjë person për këtë rast, ani se disa persona tashmë janë të dyshuar, por të njëjtit gjenden në arrati.
I dyshuari kryesor, besohet të jetë Leutrim Syla, djali i Shaban Sylës.
Në një bisedë ekskluzive për Express i dënuari për tentim vrasje në vitin 2012, Shaban Syla nga Burgu i Dubravës ka treguar rreth asaj se çka di për gjithë këtë ngjarje.
Ai ka shpjeguar se edhe më herët kishin pasur konflikt me familjen Demiri. Kjo sipas tij, kishte ndodhur para 8 viteve.
“Unë jam prindi i djemve Syla, i Lutrim Sylës. Unë, Shaban Syla, që gjendem në burg. Ne jemi të shokuar. Nuk e di pse familja jonë po atakohet në këtë mënyrë. Sa i përket rastit të djeshëm djemtë e mi, para 8 viteve kanë pasur nja mosmarrëveshje në një stadion futbolli në Kishnarek. Rasti është në polici”, ka shpjeguar Syla për Express.
E për ngjarjen e djeshme ku mbeti i vrarë një person nga familja Demiri, , i dënuari për tentim vrasje në vitin 2012, Shaban Syla thotë se nga familja Demiri të shtunën familjarëve të tij i kishin zënë pritën.
“Kurse dje, rreth orës 19:00 ka ndodhur në aksident në mes të Ardit Sylës dhe të ndjerit dhe babait të tij. Ardit Syla është djali i vëllait tim, diku rreth 16 vjeçar. Është –plagosur me skalper në shpinë. Kurse Ardian Syla më duket se është goditur me çekan dhe shufra hekuri. Siç ka arritur në vendin e ngjarjes, Leutrim Syla unë nuk e di”, thotë ai.
Tutje, Shaban Syla tregon se ka biseduar me djalin e tij, Leutrimin ai i ka thënë atij se nuk kishte dashur që ta vrasë pjesëtarin e familjes Demiri.
“Por kam biseduar personalisht me Leutrim Sylën dhe ai mi ka thënë këto fjalë. “Unë nuk kam dashur që ta vras, as nuk e kisha vra kurrë. Më përpara do ta kisha vra vëllain tim se sa atë. Por kam shti në ajër dhe në tokë. E kam lutë të mos ndodhë kjo, por ai duke ia hedhur kokën vëllait e kam gju jo për ta goditur. Sic është goditur nuk e di”.. Ka shtënë dikush me armë. Të gjitha incizimet janë aty. Ne i shprehim nga burgu ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demiri. Më lehtë e kam pas që t’i varrosë dy djemtë e mi se sa djalin e tyre”, thotë Syla.
Tutje ai garanton që djemtë e tij shumë shpejtë do të dorëzohen në Polici.
“Djemtë e mi, për pak orë do të vet dorëzohen në stacionin e policisë. Leutrim Syla ka pas armë. Ai atë armë e ka mbajte për ta mbrojtur familjen pas sulmit me maska, nga njerëz të armatosur. E që besojmë që janë djemtë e Gani Gecit.”, thotë Syla.
Megjithëkëtë, ai ndonëse nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, vazhdon të insistojë se familja Demiri ia kishin zënë pritën djemve të tij.
Thotë se nesër do të kërkojnë besë nga djemtë e tij.
“E gjithë ngjarja, sipas djemve tanë ka nisë që ia kanë zënë pritën, për ta nxjerrë hakun e para 8 vitesh. Nuk kemi lypë besë. Sot janë gjakrat e nxehta. Unë nesër iu kamë thanë njerëzve që të shkojnë dhe të lypin besë. Me sinqeritetin më të plotë unë them se djemtë do të dorëzohen. I lus familjen Demiri, që të ndalen, të ulen gjakrat. Le ta thotë fjalën e saj drejtësia”, thotë i burgosuri, Shaban Syla.
Familja Demiri: Nuk duam të flasim, me rastin po merret policia
E Gazeta Express ka qëndruar sot në fshatin Nekoc tek familja Demiri, mirëpo ata nuk kanë dashur që të prononcohen duke thënë se rastin ua kanë lënë organeve të drejtësisë.
Ani se, deri në QKUK viktima e djeshme Qamil Demiri rreth 50-vjeçar kishte shkuar me vetëdije. Por, gjymtyrët e poshtme të tija kishin qenë plotë me plumba të cilët besohet se u shkrepën nga dikush prej familjes Syla. Qamil Demiri sipas mjekëve ka vdekur dje rreth orës 19:00 të mbrëmjes në QKUK.
Policia: Të dyshuarit gjenden në arrati
E me rastin tashmë janë duke u marrë nga Policia e Kosovës. Nga ky institucion hetimor, bëjnë më dije se të dyshuarit gjenden në arrati.
“Nekoc, Gllogoc 22.08.2020 – 18:24. Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...