PDK: Qeveria ta menaxhojë pandeminë dhe të krijojë kushte për kthimin e fëmijëve nëpër shkolla
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 10 August 2020
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia nga ana e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që krahas menaxhimit të kësaj situate, të krijohen kushtet për kthimin në shkolla të nxënësve.
Në një konferencë për media të mbajtur sot. PDK ka thënë ndër të tjera se shtatori po e gjen Kosovën dhe qeverinë e saj pa një plan konkret se si do të vazhdojë mësimi për vitin 2020/2021.
Komunikata e plotë e PDK-së:
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Pushimeve verore edhe pak po ju vjen fundi.
Pandemia ka marrë dinamikë komplet tjetër në Kosovë pas hapjes së madhe, të pakontrolluar nga Qershori, e nisja e mësimit në Shtator e gjen Kosovën dhe qeverinë tjetër të saj pa një plan konkret se si do të vazhdojë mësimi për vitin 2020/2021.
Mësimi online ishte domosdoshmëri, jo vetëm në Kosovë por kudo në botë kur u vendos për mbyllje totale apo karantinim në fillet e pandemisë, por sot kur jemi në një moment tjetër të sfidave të hapjes që shkaktuan natyrshëm edhe rritje të të infektuarve me COVID 19, prindërit por edhe qeveritë e shumë vendeve përkundër kësaj, po apelojnë për hapjen e shkollave dhe kthimin e fëmijëve në kushte normaliteti për shkak të shumë pasojave psikologjike, ngecjeve në zhvillim të fëmijëve dhe realizim të kurrikulës, e poashtu edhe në pabarazinë e madhe gjinore dhe etnike, që mësimi online e shpërfaqi kudo në botë, përfshi këtu edhe Kosovën.
Sipas hulumtimeve dhe së fundi edhe raportimit të Ministrit Likaj para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rini e Sport, mbi 10% e nxënësve kosovarë nuk kanë pasur fare çasje në mësimin online.
Poashtu kategoritë e tjera sociale dhe ato me fëmijë me nevoja të vecanta kanë pasur problematika të tjera gjatë kësaj periudhe, për shkak të specifikave në të nxënit dhe punës me ta, si dhe mungesës së paisjeve. Kur jemi të kategorite e tjera etnike në Kosovë p.sh komuniteti RAE, poashtu kishte probleme gjatë kësaj periudhe – shifra arrin deri në 40% të tyre që nuk kanë pasur casje në mësimin online.
Nje tjetër problem ka qenë shuma e madhe e platformave të komunikimit dhe nxenies që i ka lodhur edhe fëmijët edhe prindërit, e që njëkohësisht ka shpërfaqur problematikën e digjitalizimit të sistemit arsimor në Kosovë që kinse kishte nisur kohë më parë si agjendë prioritare.
Arsyet kryesore:
- Mungesa e çasjes në internet
- Mungesa e paisjeve teknologjike
- Mungesa e nje tutori në familjet ku prindërit nuk janë të shkolluar – sidomos te grupet minoritare
- Mungesa e një tutori për fëmijët me nevoja të veçanta ku edhe prindërit janë me nevoja të veçanta
Andaj, jo rastësisht, nga shumë studime thuhet se mësimi online apo në shtëpi në situata izolimi, ka shpërfaqur dhe njëkohësisht ka thelluar pabarazinë shoqërore.
PDK duke analiziuar politikat, strategjitë dhe çasjet e vendeve të ndryshme të cilat po mobilizohen dhe përgaditen për rikthim në institucione, si dhe po ndërmarrin masa që konform situatës së sigurisë shëndetësore, nivelit të rrezikut dhe kapaciteteve (infrastrukturore dhe të resurseve njerëzore).
UNICEF, Banka Botërore dho organizata të tjera ndërkombëtare e vendore, së bashku me qeveritë e vendeve të ndryshme dhe shkollat, po punojnë jo vetëm në rihapjen e shkollave, por në rihapjen e shkollave me kushte më të mira higjenike dhe organizative si një mjedis që do të garantojë mundësi të re për mësimin e drejtpërdrejt.
Poashtu masat si verifikimi i temperaturës, stacionet e larjes së duarve dhe dezinfektimit, mbajtja e maskës dhe distanca fizike do të jenë pjesë e jetës së përditshme në këto institucione.
Me një fjalë, pandemia ka shpërfaqur nevojën për norma të reja teknike hapësinore në institucionet publike. Kësaj i shtohet më pas edhe shenjëzimi dhe rekuizitat e tjera, të cilat me patjetër do të jenë pjesë e paletës së dizajnit të shkollave nëse mësimi do të mbahet në mjediset e saj.
PDK ngrit shqetësimin se a është Kosova gati për rikthim në shkolla sepse deri më sot nuk e kemi parë ndonjë plan konkret nga qeveria për fillimin e mësimit nëpër shkolla, as ide për riorganizim hapësinor të shkollave, shenjëzim apo edhe kushte higjienike, duke e ditur se shkollat tona edhe në kushte normale aspektin higjienik e kanë problematik.
Skenare të shumta janë elaboruar nga praktikat ndërkombëtare si rikthimi total – sidomos për klasët e ulëta ku më problematikja mbetet klasa e parë), rikthimi i kombinuar – disa orë në shkollë e disa në shtëpi apo skenari i tretë – mësimi online
Qeveria e Republikës së Kosovës, respektvisiht ministria e arsimit duhet që shëndetitn dhe mirëqenien e fëmijëve ta vendosin në qendër të planeve rikuperuese nga COVID dhe me këtë ekspertë të fushave të ndryshme të përfshihen për të punuar së bashku për fëmijët.
PDK thekson se mësimi ONLINE në kushte të izolimit total edhe e kishte kuptimin e vet pavarësisht cilësisë dhe problematikave që ka lënë pas. Por tani që shumica e aktiviteteve janë të hapura, prindërit duhet të punojnë jo vetëm për shkak të obligimeve por edhe për shkak të rëndesës eknomike të shkaktuar nga paaftësia e qeverisë Kurti dhe Hoti, të cilat dështuan rendë në përkrahjen ekonomike të qytetarëve tash e 6 muaj andaj është absurde që ministri i Arsimit t’i kërkojë secilës familje që njëri prind të qëndrojë në shtëpi për shkak të mësimit online sepse fëmijët e vegjël e kanë të pamundur të jenë pjesë e tij pa mbikqyrjen e prindit duke qenë se barra me e madhe i bie atyre.
PDK thekson se klasat mund të riorganizohen, e në raste kur nuk ka mundësi për ta bërë një gjë të tillë klasa mund të ndahet në dy grupe dhe mësimi të mbahet me orar të shkurtuar për të dy grupet e një klase. Shenjëzimi dhe paisjet higjienike shtesë janë të domosdoshme e hapësirave publike tashme dhe këto shërbime siç e dimë zakonisht tenderohen në bazë të ligjit të prokurimit dhe marrin kohën e vet. A ka kohë mjaftueshëm për këto procese deri me 1 Shtator?
Që nga Qershori kjo qeveri ka pasur kohë të mendojë se pandemia është ende këtu por rrethanat e funksionimit tonë shoqëror dhe hapësinor kanë ndryshuar pas hapjes dhe është dashur që përtej fazës adaptive gjatë periudhës së izolimit tani ishte dashur të kalojmë në fazën e rikuperimit dhe bashkjetesës me pandeminë.
Lidhur me gjithë këto PDK ka disa pyetje dhe brenga:
- Cfarë do të ndodhë më 12% të nxënëse që nuk kanë pasur fare çasje në arsim gjysmëvjetorin e kaluar?
- Cfarë do të ndodhë me 40 % te komuniteti RAE që nuk ka patur çasje në mësim?
- Cfarë do të ndodhë më fëmijet me nevoja të vecanta?
- Pandemia i ka rënduar fëmijët edhe gjatë kohës së izolimi – si do ta rikuperojmë aspektin e tyre emocional e psikologjik ?
- A do të ketë një pakt digjital ku librat dhe fletoret e punës janë të digjitalizuara dhe mësimi për fëmijët të bëhet më joshes, duke qenë se ata me teknologjitë e reja të komunikimit nisin shumë herët e ato përjashtohen kur vie puna te arsimimi?
PDK është e shqetësuar thellësisht dhe e vetëdijshme për situatën aktuale, mirëpo qeveria e Republikës së Kosovës ka përgjegjësi ta menaxhojë pandeminë dhe njëkohësisht të sigurojë kushte dhe mundësi për rikthim të fëmijëve në shkollë.
Humbja e betejës së arsimit në raport me COVID 19 do të jetë humbja më e madhe për shtetin e Kosovës, sepse pasojat do të barten me gjenerata me radhë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...