Ambasadori Cufaj: 911 kosovarë që jetojnë në Gjermani janë të infektuar me COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 05 August 2020
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se janë infektuar me COVID-19 911 kosovarë që jetojnë në Gjermani.
Cufaj ka thënë në Klan Kosova se bashkëatdhetarët pas kthimit nga Kosova duhet që patjetër që të testohet për koronavirus.
“Gjendja është pak a shumë që ngjet në Kosovë reflekton edhe këtu. Dje kemi kumtuar numruat realë nga Instituti Kombëtar Robert Kochmann 606. Por, ky numër nuk është real sepse nese i shtojmë edhe 300 që janë shtuar edhe para disa javëve, atëherë numri shkon në 911”.
“Në disa krahina pushimet kanë nisur para dy-tre dite, teksa shkollat tani veçse kanë filluar në Baden-Vyrtemberg, Nordheim Vestfallen. Procesi i bashkardhetarëve që do të kthehen do të jetë deri në shtator. Unë apeloj tek ata që të kur të kthehen të kryejnë obligimet e tyre. Testimet ata mund ti kryejnë kur të kthehen në aeroporte, kufij, autostrada edhe tek komunat e tyre ku jetojnë”.
Diplomati kosovar theksoi se moskryerja e obligimeve mund të sjell pasoja për shëndetin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Përveç kësaj autoritetet gjermane parashihet që të aplikojnë dënime të larta për ata që nuk i kryejnë testimet.
“Shmangia nga testimet do të kishte konsekuenca edhe për shëndetin e tyre edhe të familjes. Por, mostestimi do të kishte edhe pasoja, sepse dënimet e autoriteteve janë drakonike. Testet janë obligative për shtetasit gjermanë, në këtë javë do të behët edhe masë ligjore”.
“Jo deri tek mbyllja e kufijve nuk do të vije, sepse ne nuk jemi ishull në Evropë. Normalisht Kosova qëndron keq, Evropa qëndron keq. Vet fakti që burra dhe gratë më të fuqishme mbajnë maskë shihet se sa i rrezikshëm është virusi”.
“Ne jemi në kontakt për temat interesante me autoritetet gjermane edhe Ambasada e Kosovës por edhe Ministria e Jashtme”.
Ai shtoi se Kosova ka një komunitet të madh që vepron në shtetin gjerman, duke ndihmuar shumë vendin e tyre edhe gjatë pandemisë.
“Janë 400 mijë kosovarë që jetojnë në Gjermani. Ata janë shumë të lidhur me vendin e tyre. Gjatë pandemisë ata kanë dërguar para edhe më shumë. Detyra jonë është që ne ti dalim në ndihmë atyre që të vijnë në Kosovë duke i respektuar masat dhe të kthehen”.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...