Kapiteni i Dritës flet para sfidës ndaj Inter Escaldes në Ligën e Kampionëve
Autori: Erion Maliqaj 21:31 | 05 August 2020
Kapiteni i skuadrës së Dritës, Ardian Limani ka folur para sfidës parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Inter Escaldes, ekip ky që luan në shtetin e Andorrës, shkruan Gazeta inFokus.
Ky takim mjaftë i rëndësishëm për të dyja klubet do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00 në Nyon të Zvicër.
Limani për Gazetën inFokus ka thënë se përgatitjet për këtë ndeshje po ecin mirë, derisa ka shtuar se janë në formë optimale.
“Përgatitjet po ecin shumë mirë, dihet që kampionati sapo ka përfunduar dhe jemi në formë optimale. Kemi pasur një periudhë të shkurtë për tu përgatitur edhe në mënyrë taktike në bazë të kundërshtarit”, tha fillimisht mbrojtësi nga Gjilani.
Ai tutje theksoi se atmosfera brenda skuadrës është e mirë.
“Atmosfera brenda skuadrës është e mirë si gjithmonë dhe mezi po presim të përballemi me kundërshtarët tanë atje”, u shpreh Limani.
Për fund kapiteni i gjilanasve deklaroi se kanë besim dhe kualitet për ta kaluar këtë rund.
“Ne kemi besim të plotë se do ta kalojmë këtë rund, mirëpo duhet ti qasemi me shumë seriozitet ndeshjes. Kualiteti në skuadër është i lartë dhe kemi gjasa të mira”, përfundoi Ardian Limani.
Drita do ta përfaqësoj Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi u shpall kampione e Superligës për sezonin 2019/2020./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...