Lajme

Çfarë ndodhi me Thaçin në Hagë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian kërkon llogari

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 17 July 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel, u ka shkuar në zyrë prokurorëve të Dhomave të Specializuara të cilët për katër ditë me radhë intervistuan Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Cramon ka thënë se është kurioze ta di se çfarë realisht po ndodh, pasi janë ngritur dilema se si është e mundur të intervistohet dikush tek pas njoftimit për aktakuzë.

“Edhe unë jam kurioze gjithashtu, nesër do të jem në Hagë për të folur me prokurorët e Dhomave të Specializuara si dhe do të vizitoj Komision Ndërkombëtar për personat e pagjetur”, ka shkruar Cramom.

-Advertisement-

Reagimi i saj ka ardhur pas shkrimit të analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike, Agon Maliqi, i cili e ka cilësuar si shumë të çuditshëm faktin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Hagës vetëm pasi është lëshuar aktakuza.

Maliqi ka thënë se situatën e bën edhe më të çuditshëm fakti që s’mund të shihet aktakuza dhe akuzat e mundshme, megjithatë ai ka thënë se duhet pritur se çfarë do të ndodh në fund, pavarësisht se në mendje ka disa teori rreth asaj se çfarë po ndodh në Hagë.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten do të kthehet në Kosovë pas intervistimit katër ditorë nga prokurorët e Speciales.

Ai pas intervistimit ka thënë se përkundër faktit që ka zgjatur dëshmia e tij, kanë pasur seanca produktive.

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësoj me paanshmëri dëshminë time. Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar. Lufta e jone ka qenë e drejtë, ka qenë luftë për liri. Pikërisht për ketë kemi pasur përkrahje të shumta. Historinë tonë s’mund ta ndryshojë askush, është e drejte e pastër, jemi krenar”, është shprehur kreu i vendit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera