Lajme

Arlind Manxhuka thotë se Migjen Kelmendi po gënjen: Zyrtarë të VV-së i uruan shërim Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 10 July 2020

Migjen Kelmendi nga PDK ka thënë se janë mbështetësit e Vetëvendosjes ata që po ia urojnë Isa Mustafës vdekjen pasi u prek nga koronavirusi.

Por, kësaj deklarate i është përgjigjur Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes që tha se po flet kot dhe po gënjen derisa disa zyrtarë të partisë së tij vetëm se i kanë shprehur urimet për shërim Mustafës, njofton Klan Kosova.

“Migjen Kelmendi paska tentuar t’i sheroje komplekset e tij gjuhesore duke sulmuar LV-ne, madje duke genjyer. Permes dy fjaleve shqip, nje spanjisht paska thene se ata (LV) nuk mund te bejne dallimin mes disfates dhe vdekjes anipse disa zyrtare te VV-se, deputete dhe anetare kryesie kane uruar sherim per z. Mustafa”, ka shkruar Manxhuka.

-Advertisement-

“Migjeni vertete eshte i kompleksuar me gjuhen, ne kete rast ai paska folur me veten duke menduar se po targeton LV-ne. Migjeni do te duhej me e dijte qe me veten mundesh me fol edhe ne te menduar, pa thene gje, por duket qe ky lloj komunikimi eshte i pamundur te ai per aq kohe sa flet kot keshtu”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera