Kryesia e Kuvendit cakton datën për vazhdimin e seancës plenare
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 06 July 2020
Të enjten, më 9 korrik, Kuvendi i Kosovës do t’i vazhdojë punimet e dy seancave të papërfunduara, më 11 dhe 23 qershor 2020, si dhe më pas të mblidhet në seancë të re.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme elektronike të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nën drejtimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, me prezencë edhe të kryetarëve të grupeve parlamentare.
Kryesia përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Në orën 10:00, pritet votimi i pesë projektligjeve: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet BE dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
Në orën 10:30, ndërkaq, do të hidhet në votim Propozim-rezoluta nga raportimi i kryeministrit Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Prej orës 11:00, Kuvendi do të hyjë në seancë të re, e cila do të fillojë me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Seanca do të vazhdojë me zgjedhjen e një kandidati për anëtar jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqyrtimin e Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit-(ARRI) për vitin 2019.
Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e Pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës, për miratimin e buxhetit, do të jetë pikë e radhës, për t’u pasuar me formimin e dy komisioneve ad-hoc:
Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe atij për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani shprehu shqetësimin për faktin se Qeveria ende nuk e ka dërguar opinionin për nismën e Kuvendit për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, gjë që do të mundësonte trajtimin e ligjit në seancë.
Ajo theksoi se situata emergjente kërkon veprime të shpejta e jo bllokim për gati një muaj të këtij ligji, ndaj paralajmëroi që nëse Qeveria nuk e sjellë opinion deri të enjten, ajo në seancë do të propozoje shmangie nga rregullorja në mënyrë që të procedohet ky ligj urgjentisht.
Po në këtë seancë pritet shqyrtimi i propozimit të deputetit Bedri Hamza, mbështetur edhe nga 20 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, si dhe i rekomandimit të Komisionit Funksional për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Seanca mund të plotësohet më pika të tjera të rendit të ditës, nëse ato i plotësojnë kushtet formale-juridike, deri në ditën e seancës.
Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri tri iniciativa ligjore, të propozuara nga GP i Vetëvendosjes: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256, Projektligjin për Peticione, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, u miratua rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Transfere për kërkesat buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/01.
Në këtë mbledhje të Kryesisë u diskutua edhe për domosdoshmërinë e respektimit të masave mbrojtëse nga Covid-19, gjatë seancave dh
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...