Reali për të ruajtur hapin e Barçës, Valencia pengesa e radhës!
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 18 June 2020
Pas rikthimit të suksesshëm në fushat e lojës skuadrat e kampionatit spanjoll janë shumë pranë edhe mbylljes së Javës së 29.
Gjithcka filloi të enjten e kaluar me derbin e famshëm andaluzian Sevilla–Betis, megjithatë me dy javë të programuara për t’u zhvilluar në harkun e vetëm tetë ditëve drejtuesit e ligës përshpejtuan ritmet dhe gjërat në Primera Division duket se po rikthehen shpejt në normalitet.
Natyrisht mungesa e spektatorëve dhe shkallët e zbrazura të stadiumeve mbeten, por sidoqoftë është dicka me të cilën dalangadalë klubet e futbollistët kanë filluar të mësohen dhe natyrisht për shkak të pandemisë së koronavirusit të gjithë po përshtaten me një realitet të tillë.
Ndeshja më e fortë e mesjavës në Primera Division është padyshim Real Madrid–Valencia dhe një duel i tillë i këtyre përmasave është lënë enkas në kalendar edhe si takimi përmbyllës i javës. Një rivalitet i egër ndërmjet dy klubeve, pavarësisht se gjeografikisht Komuniteti Valencian është shumë larg atij kryeqytetas, gjithsesi gjërat janë ashpërsuar sidomos pas makthit të mbrëmjes pariziene të përjetuar dy dekada më parë dhe finales së humbur në Saint-Denis, pikërisht në Stade de France. Dy skuadrat u kthyen pas ndërprerjes së gjatë, për shkak të izolimit prej virusit COVID-19 me rezultate të ndryshee.
Kështu të premten e kaluar “los che” nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në shtëpi, në derbin me Levanten. Skuadra e drejtuar nga ish-mesfushori i Realit dhe asistenti i Julen Lopetegui-t gjatë periudhës së tij të shkurtër si trajner i “los blancos” Albert Celades gjeti golin e epërsisë në minutën e parafundit të takimit, megjithatë Levante ndonëse në inferioritet numerik reagoi duke i hequr nga duart fitoren pikërisht në 98’, me anë të Melero-s, që barazoi shifrat nga pika e bardhë e 11-metrave. Dy ditë më pas radhën për të zbritur në fushë e pati Reali, që takimin e fundit zyrtar e pati humbur në Andaluazi, tre muaj më herët në Stadiumin Benito Villamarin me Betisin. Këtë herë ekipi merengues e zgjidhi gjithcka mirë dhe shpejt ndaj Eibarit, teksa zhbllokoi rezultatin Toni Kroos që në start, ndërsa dyshja e mbrojtjes kapiteni Sergio Ramos dhe Marcelo e dërgoi në interval skuadrën e drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane me rezultatin e thellë 3-0. Pavarësisht ndërhyrjeve të Zizusë me plot 5 zëvendësime, ekipi e uli ndjeshëm ritmin në fraksionin e dytë dhe për rrjedhojë skuadra baske shkurtoi diferencën, gjithsesi një sjellje e tillë ndaj Valencias mund të rezultojë fatale, duke patur parasysh që Barca bëri detyrën në Camp Nou ndaj Leganes-it, duke u shkëputur në plot 5 pikë kundrejt Realit.
Këtë ndeshje formacioni madrilen e luajti në Qendrën Stërvitore të Klubit, megjithatë edhe duelin me Valencian Reali do ta zhvillojë përsëri në Stadiumin Alfredo di Stefano, impiant me një kapacitet prej 6.000 spektatorësh, fushë që shfrytëzohet nga Real Madrid Castilla për sfidat në Segunda B, niveli i tretë për nga rëndësia në futbollin spanjoll. Santiago Bernabeu është nën një proces të gjatë rikonstruksioni, për zbatimin e një projekti vërtet ambicioz. Në fazën e parë në Mestalla Valencia ishte shumë shumë pranë fitores, teksa kryesonte 1-0 deri në 95’, por në sekondat e fundit miqtë nxorrën përpara edhe vetë portierin Thibaut Courtois dhe në fakt 28-vjecari belg goditi me kokë, duke kontribuar në këtë mënyrë në golin e shënuar nga sulmuesi Karim Benzema.
Në janar në Jeddah, në Arabinë Saudite në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës Reali fitoi bindshëm 3-1, gjithsesi Valencia është mësuar të marrë rezultat në Madrid, mjafton të theksohet fakti që dy sezone më parë Reali i shte me fat që barazoi shifrat në 2-2, pikërisht në fund të ndeshjes. Skuadrës valenciane i nevojiten patjetër pikë, për t’u afruar me Zonën Champions. Ndeshja do të luhet në orën 22:00 dhe do të drejtohet nga kryesori Jose Sanchez.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...