Këto janë vendimet e para që mori Qeveria Hoti
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 05 June 2020
Qeveria e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhje, gjatë së cilës ka miratuar Programin qeverisës 2020-2023.
Përveç miratimit të programit, Qeveria ka marrë edhe vendime të tjera.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut dhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të bëjë ndryshimin për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e mbajtur sot, e miratoi Programin qeverisës 2020-2023, vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut dhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të bëjë ndryshimin për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Me Programin qeverisës 2020-2023, i cili ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të jetë mbrojtëse dhe zbatuese e të gjitha parimeve dhe normave që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
Përparimi i lirive qytetare, mbrojta e pronës private, promovimi i mundësive të barabarta, forcimi i ekonomisë së tregut, promovimi i drejtësisë efikase dhe asnjanëse, do jenë postulatet kryesore që do të karakterizojnë ndërgjegjen politike të Qeverisë së re.
Do të promovohet përcaktimi strategjik i Republikës së Kosovës për forcimin e stabilitet në rajon, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet në rajon. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të jetë qëllim nga i cili burojnë angazhimet institucionale për përparimin e demokracisë, ekonomisë dhe shtetit të së drejtës.
Programi qeverisës, i ndërtuar mbi prioritetet nacionale të Kosovës, bazohet në vlerat demokratike, si: respekti për traditën, drejtësia, toleranca, përgjegjësia dhe transparenca, liria individuale dhe kolektive. Objektivat themelore të Qeverisë janë:Beteja për ta mposhtur pandeminë dhe Rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.
Krahas këtyre objektivave, Qeveria do të ketë prioritet:Forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit;
Zhvillimin ekonomik bazuar në ekonominë e tregut, rritjen e punësimit dhe investimeve, për t’u përballur me pasojat e pandemisë dhe nevojën për fuqizim të aftësisë konkurruese të bizneseve e prodhimeve vendore;
Marrjen e përgjegjësisë për të quar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit;Avancimin e procesit të integrimit evropian, përmes zbatimit të MSA-së, si dhe procesit të integrimeve euroatlantike;Zbatimin e plotë të Agjendës së Reformave Evropiane;
Krijimin e atmosferës së bashkëpunimit pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit dhe vendimmarrje në konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.Po në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për mbështetje financiare në vlerë prej 25,000.00 € (njëzet e pesë mijë euro) për ndihmë familjes së Agon Musliut, që humbi jetën tragjikisht më datë 3 maj 2020 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e caktuar si Hapësirë karantine.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin me të cilin i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.
Tejkalimi sipas këtij vendimi rritet përkohësisht deri në tetë (8) për qind, ndërsa kufiri i bilancit të shfrytëzueshëm bankar ulet përkohësisht deri në tre (3) për qind. Kërkesa për këtë ndryshim bëhet pasi që Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020 ndikohen nga situata e krijuar nga pandemia globale “Covid-19″.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...