“Republika”, kusht për hyrjen e mallrave nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus
07:34 | 02 June 2020
Deri pas mesditës së të hënës nga Serbia kanë tentuar të futen në Kosovë 15 kamionë me mallra serbe.
Por ata u kthyen mbrapa, meqë në dokumente nuk i referoheshin Kosovës si Republikë. Aplikimi i këtyre masave ka nxitur reagim nga pala serbe, por edhe nga Bashkimi Evropian. Ata kanë kërkuar largimin e këtyre masave.
Por pala kosovare ka qëndrime të ndryshme sa i përket këtij vendimi. E mungesa e një konsensusi të brendshëm, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, pamundëson konsistencë të qëndrimeve institucionale ndaj Serbisë
Prishtinë, 1 qershor – Vendimi i Qeverisë në detyrë për shtim të masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka bërë që deri në orët e pasdites 15 kamionë të kthehen mbrapa. Ata në dokumentet e tyre nuk i referoheshin Kosovës si Republikë. Aplikimi i këtyre masave ka nxitur reagim nga pala serbe, por edhe nga Bashkimi Evropian. Ata kanë kërkuar largimin e këtyre masave.
Por, pala kosovare ka qëndrime të ndryshme sa i përket këtij vendimi. E mungesa e një konsensusi të brendshëm sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile pamundëson mbajtjen e qëndrimeve ndaj Serbisë.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas vendimit të Qeverisë.
“Të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas pikës 1, respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të Qeverisë”, ka thënë Stavileci.
Pika 3 e vendimit kërkon nga operatorët ekonomikë të Serbisë që të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.
Vendimi është kritikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se këto masa e dëmtojnë dialogun.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































