Zyrtare, PSG blen kartonin e Icardit, shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Interit!
Autori: Gazeta inFokus
07:41 | 01 June 2020
Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.
Këtë të dielë sulmuesi argjentinas u bë zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain në të gjitha efektet, pasi Interi pranoi të ulte disi pretendimet ekonomike dhe kampionët e Francës ushtruan të drejtën e blerjes së kartonit të bomberit nga Rosario.
Marrëveshja për kartonin e Icardit u arrit mbi bazën e 50 milionë eurove që do të shkojnë menjëherë në arkat e klubit zikaltër plus 8 milionë euro të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme për një total prej 58 milionë eurosh, ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë se në rast se PSG vendos ta shesë Mauriton te një klub italian brenda 12 muajve të ardhshëm do të derdhë në arkat e Interit edhe 15 milionë euro të tjera.
Siç njoftoi edhe klubi i PSG, Icardi ka firmosur me parizienët një kontratë deri në vitin 2024 me një pagë prej plot 10 milionë eurosh në sezon. 20 golat e realizuar nga 27-vjeçari gjatë këtij sezoni ndërmjet Ligue 1, Kupave të Francës dhe Champions League bindën drejtorin sportiv të francezëve Leonardo të blente kartonin e Icardit për më tepër që në fund të këtij sezoni, PSG do të humbasë edhe Edinson Cavanin që i skadon kontrata. Në momentin e huazimit të futbollistit te kampionët e Francës në 31 gusht të vitit të kaluar ishte rënë dakort që PSG do ta blente kartonin e sulmuesit për shumën e 70 milionë eurove, por kriza ekonomike nga koronavirusi bëri të vetën edhe në këtë operacion merkatoje, me Interin që uli me rreth 20 milionë euro kërkesat e saja, edhe pse bonuset prej 8 milionë eurosh mund të arrihen lehtësisht pasi lidhen me kualifikimin në Champions gjatë sezonit të ardhshëm të PSG dhe një numri të caktuar golash.
Me këtë shitje zikaltrit kanë rregulluar ndjeshëm bilancin pasi Icardi ka sjellë një plusvalencë prej më shumë se 48 miljonë eurosh.Icardi u bë kështu shitja e dytë më shtrenjtë në historinë e Interit duke kaluar dhe fenomenin Ronaldo ndërkohë që para tij qëndron vetëm Zlatan Ibrahimovic të cilin zikaltrit e shitën në vitin 2009 te Barcelona për 69,5 milionë euro.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































