Lajme

Koronavirusi, situata në Brazil/ Sa të vdekur u regjistruan 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 May 2020

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 1.039 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 1.039 vdekjet e reja numri i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 24.512, ndërsa me 16.324 raste të reja ka arritur në 391.222 numri i rasteve.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili nga pikëpamja e numrit të rasteve dhe viktimave lidhur me virusin është vendi më i prekur në Amerikën Latine dhe vendi i 2-të në botë pas SHBA-së për nga numri i rasteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera