Zyra e Grenell mohon se shtatori është afat për arritjen e marrëveshjes
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 22 May 2020
Dick Custin, zëdhënësi i emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka demantuar kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, i cili gjatë një bashkëbisedimi me profesorë e studentë të Harvardit kishte deklaruar se tashmë ambasadori Richard Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi deri në muajin shtator të këtij viti.
Custin në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Richard Grenell nuk ka vendosur kurrfarë afati rreth asaj se kur duhet të arrihet marrëveshja finale mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Lidhur me pyetjen tuaj rreth një afati të mundshëm, unë mund të iu them juve se nuk ka kurrfarë afati kohor”, ka thënë Custin për Gazetën Express i pyetur rreth deklarimeve të kryeministrit në detyrë Kurti se Grenell tashmë dëshiron një marrëveshje deri në muajin shtator.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të hënën në një video-konferencë të organizuar nga Universiteti i Harvardit kishte thënë se emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është duke kërkuar arritjen e një marrëveshje deri në muajin shtator të këtij viti.
Kurti në këtë bashkëbisedim ka thënë se Richard Grenell në muajin tetor të vitit të kaluar i kishte thënë se dëshiron një marrëveshje finale deri në muajin shkurt 2020, dhe se tashmë po kërkon arritjen e një marrëveshje deri në muajin shtator.
“Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor më tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, kishte deklaruar Kurti të hënën.
Se nuk ka një afat për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kishte potencuar edhe gjatë vizitës që kishte realizuar në Prishtinë në janar të këtij viti kur kishte takuar presidentin Hashim Thaçit dhe krerët e LDK’së dhe Vetëvendosjes.
Raportet ndërmjet Përfaqësuesit Special Presidencial, Richard Grenell, me kryeministrin Albin Kurti, kanë filluar të tensionohen që kur ky i fundit kishte refuzuar që të hiqte taksën 100 % ndaj Serbisë sipas kërkesës së SHBA’së pa vendosur kurrfarë kushte të tjera shtesë.
Grenell më 23 shkurt kishte thënë se nuk e përkrahin vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të masave duke bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë heqjen e tyre në mënyrë të tërësishme dhe kishte potencuar se Kurti po bën një gabim serioz.
‘Z.Kurti është duke bërë një gabim serioz, dhe kjo i është bërë e qartë presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, kishte shkruar Richard Grenell.
Ky acarim i raporteve në mes të Kurtit dhe Përfaqësuesit Special Presidencial të SHBA’së kishte shtyrë Lidhjen Demokratike të Kosovës që të dilte nga koalicioni, meqë nga partia që drejtohet nga Isa Mustafa thonin që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane.
Pas rrëzimit Kurti vazhdimisht ka përmendur emrin e emisarit të Trump, Richard Grenell, kur fliste për arsyet e rrëzimit nga pushteti.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...