Ekonomi

Autostrada e Dukagjinit nuk do të jetë prioritet i Qeverisë së re

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 21 May 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, pas mbledhjes së deputetëve të kësaj partie me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, ka treguar përmbajtjen e programit qeverisës të LDK’së me partnerët e saj.

AAK’ja ka kërkuar që të realizohet projekti i Autostradës së Dukagjinit, të cilën e ka anuluar Ministria e Infrastrukturës nën drejtimin e LDK’së gjatë Qeverisë Kurti.

Gashi thotë se ky projekt, edhe pse e ka kërkuar partneri i saj, nuk është prioritet dhe është pezulluar, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia.

-Advertisement-

“Projektet madhore infrastrukturore nuk janë prioritet e para të kësaj Qeverie. Prioritet e kësaj Qeverie do të jenë lufta e Covid – 19, përballimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Projektet madhore do të shikohen me mundësi të financimit të jashtëm. Ajo do të mbetet pezull përderisa nuk e kemi të qartë se si do të shkojë ekonomia. Jemi të harmonizuar me partnerë për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Gashi, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin për mandatimin e Hotit kryeministër, deri sa të dalë me një aktgjykim, Gashi thotë se do ta thirret seanca për votim të Qeverisë së re do të thirret sapo të dalë vendimi i Kushtetueses,

“Në momentin që del vendimi, do të aktivizojë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme” , tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera