OBSH njofton numrin më të madh të rasteve me koronavirus brenda një dite
Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 21 May 2020
Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin të mërkurën në lidhje me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirusit në vendet e varfëra, ndërsa shumë vende të pasura kanë nisur të lehtësojnë kufizimet.
Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit. “Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi. “Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme”, shtoi ai.
Doktor Mike Ryan, drejtuesi i programit të emergjencave të OBSH-së tha se “së shpejti do të arrijmë në një nivelin tragjik prej 5 milionë rastesh”. OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të shpërthimin dhe për favorizim të Kinës, vendi ku besohet të ketë shpërthyer virusi në fund të vitit të kaluar.
Këtë javë zoti Trump kërcënoi të tërhiqet nga OBSH-ja dhe të ndalojë përgjithmonë fondet ndaj kësaj organizate. Zoti Tedros pranoi se kishte marrë një letër nga zoti Trump, por nuk pranoi të komentojë më tej rreth përmbatjes së saj. Ai tha se ishte i përkushtuar për llogaridhënie dhe se do të kryente një proces rishikimi rreth përgjigjes ndaj pandemisë. Një gjë e tillë është kërkuar nga shtetet anëtare nëpërmjet një rezolutë të miratuar me konsensus këtë javë, megjithëse Shtetet e Bashkuara shprehën rezerva për disa elementë të saj.
“E kam thënë disa herë se OBSH-ja ka bërë thirrje për marrje përgjegjësish më shumë se kushdo. Duhet të bëhet dhe kur të bëhet do të jetë gjithëpërfshirës”, tha zoti Tedros lidhur me procesin e rishikimit, ndërsa nuk pranoi të thotë se kur pritet të nisë ky proces. Zoti Ryan tha se vlerësime të kësaj natyre zakonisht kryhen pas përfundimit të një emergjence.
“Do të preferoja që tani për tani, të përqëndroheshim tek reagimi urgjent, tek kontrolli i epidemisë, tek zhvillimi dhe shpërndarja e vaksinave, tek përmirësimi i mbikëqyrjes sonë, shpëtimit të jetëve dhe shpërndarjes së mjeteve mbrojtëse thelbësore për punonjësit e shërbimit mjeksor, apo tek zvogëlimi i ndikimit të sëmundjes tek refugjatët dhe migrantët”, tha ai.
Zoti Tedros tha se prej kohësh po kërkonte burimeve të tjera të financimit të OBSH-së, duke thënë se buxheti prej 2.3 miliardë dollarë i organizatës ishte “shumë, shumë i vogël” për një agjenci globale, duke e krahasuar me buxhetin e një spitali mesatar në një vend të botës së zhvilluar. Në një komentet që mund të nxisë të tjera kritika nga ana e zotit Trump, zoti Ryan tha se njerëzit duhet të shmangin përdorimin e ilaçit që lufton malarien hidroksilklorokinën për të trajtuar apo parandaluar infektimin nga COVID-19, përveçse në rastet kur përdoret për prova klinike./VOA
Të tjera
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermani...