Zyrtari i OBSH: Covid-19 do të jetë kërcënim i vazhdueshëm, në botë ka edhe viruse të tjera
Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 20 May 2020
I dërguari i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për COVID-19 tha të martën se koronavirusi do të jetë “një kërcënim i vazhdueshëm” derisa të gjendet një vaksinë ose një trajtim i besueshëm.
Në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News, Dr. David Nabarro tha se kjo do të thotë se botës do t’i duhet të mësojë se si të jetojë me të. Koronavirusi shkakton sëmundjen COVID-19.
Nabarro tha se ndërsa bota është e përqendruar në një vaksinë, dhe ka shenja premtuese, OBSH beson se një vaksinë do të jetë e disponueshme pas “një minimumi prej një viti e gjysmë, deri në dy vite e gjysëm”. Ai tha se rregulloret e distancimit fizik dhe masat mbrojtëse do të duhet të ndiqen për një kohë shumë të gjatë.
Zoti Nabarro tha se kjo nuk do të thotë se jeta duhet të ndalet. Ai vuri në dukje vendet që po mbajnë masa mbrojtëse ndërsa njerëzit shkojnë në punët e tyre, si Singaporin, Gjermaninë, Korenë e Jugut dhe disa vende në zhvillim. Ai tha se ekzistojnë edhe viruse të tjera që janë kërcënime të vazhdueshme, duke shtuar se HIV, virusi që shkakton SIDA-n, i ka detyruar njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre.
Zoti Nabarro tha se çelësi për t’u marrë me koronavirusin do të ishte zvogëlimi i rasteve të infeksioneve me anë të testeve, gjurmimit dhe procedurave të kontaktit. Zoti Nabarro tha, “Duhet perceptuar drejt shëndeti publik, që do të thotë të jesh në gjendje të mbroshesh kundër këtij virusi duke qenë në gjendje të gjesh shpejt njerëzit me sëmundjen, duke përdorur teste, dhe pastaj t’i izolosh ata dhe vetëm më pas ekonomia do të jetë në gjendje të vazhdojë”./VOA
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...