Lajme

Aksion për “lirimin e stresit” të karantinës – hapen masazhat në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 18 May 2020

Ardhja e pandemisë e kufizimi i lëvizjes bëri që të ndryshohet komplet mënyra e sistemi i jetës.

Kjo për shumë ka ditur të jetë edhe stresuese, shkruan gazeta inFokus.

Por, tash me lirimin e masave, si duket, disa biznese që thojnë që ndihmojnë në këtë aspekt, sikurse masazhat kanë filluar punën prej kësaj të hëne të 18 majit.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur nga shumë postime të tyre edhe në rrjetet sociale.

“Largoni stresin dhe tensionin e virusit”, shkruhet në njërën nga to, shkruan gazeta inFokus.

E këto lokale të këtij lloji, në Kosovë shpesh kanë ditur të përdoren për të liruar stresin por jo në mënyrën që thonë, duke bërë masazh.

Në fakt, shpeshherë ka pasur edhe të arrestuar e mbyllje të bizneseve, pasi brenda tyre, veç masazhit si veprimtari “fasadë”, ushtrohej prostitucion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera