Lajme

Prishtina po i kthehet normalitetit – qytetarët fillojnë të përdorin urbanët

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 18 May 2020

Prej kësaj të hëne të 18 majit, Kosova ka hyrë në fazën e re për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Kjo nënkupton edhe qarkullimin e autobusëve urban e ndërurban, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë mënyrë, tani qytetarët e Prishtinës kanë filluar shftrytëzimin e transportit urban, duke udhëtuar me autobusët që tani janë me orar të plotë.

-Advertisement-

Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë që përtej masave mbrojtëse kundër virusit që po zbatohen në çdo autobus, obligative është që udhëtarët të kenë edhe maska, shkruan gazeta inFokus.

“Mirëdita Prishtinë! ☀️

Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.

Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër #covid19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.

Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera