Lajme

Kaq pacientë me coronavirus në Infektivë janë në gjendje të rëndë shëndetësosre

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 18 May 2020

Klinika Infektive e Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës ka njoftuar se të hënën (18.05.2020), gjenden të shtrirë 10 pacientë me coronavirus.

Prej tyre 2 janë në gjendje të rëndë nën kujdesin intensiv, ndërsa 3 të tjerë janë me oksigjenoterapi, shkruan gazeta inFokus.

Shtatë raste janë në gjendje stabile.

-Advertisement-

“Në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të datës 18.05.2020, janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19. 7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë bërë 11.787 teste, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 985 raste.

Të shëruar janë gjithsej 736 raste, e nga virusi kanë humbur jetën 29 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera