Gazeta Infokus edhe me 5 produkte të reja televizive
Autori: Lumbardh Morina 17:48 | 16 May 2020
Gazeta Infokus nga java tjetër fillon transmetimin online edhe të pesë produkte të reja televizive.
Zekirja Shabani, kryeredaktori i Gazetës Infokus e nisë javën me një debat i cili i dedikohet ekskluzivisht vetëm temave të ekonomisë.
“Fokusi në Ekonomi” do të jetë debat i përjavshëm me panelistë të fushës, ekspert të ekonomisë, afaristë, prodhues, përfaqësues të odave ekonomike e përgjegjës të institucioneve, gjegjësisht të dikastereve të ekonomisë.
Për disa muaj rresht “Fokusi në Ekonomi” do të përqendrohet vetëm në temën “Pandemia Ekonomik”, kriza dhe pasojat e shkaktuara nga “Covid-19”.
Të ftuar në debatin e parë janë, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ku përballë do të këtë tre përfaqësuesit e organizatave të bizneseve, Kryetarin e Odes Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqin, kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe kryetarin e Klubit të prodhuesve, Bashkim Osmanin.
Masat e marra nga qeveria e Kosovës, vonesat e veprimeve konkrete, sektorët e rrezikuara, pasojat e vonesave në rihapjen e bizneseve dhe rreziku që po i kanoset themeleve të shtetit në mungesë të qarkullimit të parasë dhe mbushjes së arkës shtetrore, do të jenë vetëm disa nga temat e debatit.
Debati do të transmetohet live në platformën e Gazetës Infokus dhe në rrjetet sociale infokusi / gazetainfokus / dhe mediat partnere, GazetaBlic, AktivPress, Fakte Plus, InfoSot, Gazeta Fjala etj…
Halil Berisha, një nga gazetarët me entuziast të redaksisë po ashtu vjen me produktin tjetër interesant ku në fokus do të ketë përballjet e protagonisteve të ndryshëm.
Natyrisht e nisë përballjen e parë me protagonist nga fusha të cilën e ka ‘specialitet’ e që është siguria.
Mysafir në emisionin e parë i ka dy personazhe interesante qe janë të apasionuar pas spiunazhës, konsipracioneve e segmenteve të sigurisë që fshihen përtej atyre qe i shohim nga uniformat blu.
Bedri Elezi dhe Fatmir Sheholli janë përballë njëri tjetrit për t’u ballafaquar se si i shohin në versionet e tyre aktivitetet sekrete të agjentëve të shërbimeve serbe e ruse në Kosovë.
Sa janë prezentë dhe sa kanë ndikim këto shërbime që të krijojnë trazira në vend, sidomos tash në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19, por edhe me një situatë jo të qartë e të tensionuar politike?
A është tash koha ideale për t’u aktivizuar shërbimet sekrete, çfarë roli e cili është qëllimi i tyre në Kosovë?
A hynë në Kosovë bashkë me mjekët nga Serbia edhe një numër i agjentëve serb dhe si ndodhi që këta u lejuan të hyn në Kosovë?
Kush janë agjentët e shërbimeve sekrete dhe çfarë roli kanë ata, a ka politikanë kosovarë që janë pjesë e këtyre shërbimeve. Për krejt këto, do të keni përgjigje në “Përballje”, produktin e radhës televiziv të gazetës Infokus.
Doresa Geci, është gazetarja tjetër që i ka dhënë vetës një mision të ri. Do të sfidohet çdo javë për t’i sjellë publikut vlerat e gruas, fuqinë e tyre, inteligjencën, kontributin dhe mbi të gjitha për të treguar për vështirësitë e tyre për të arritur diçka në jetë, karrierë, biznes e mbajtjen e familjes. Gruaja nuk është kuotë e as siç gjykohet nga një shoqëri ende në kornizat e familjeve patriarkale. Gratë janë dëshmi e kësaj shoqërie që në çdo proces janë treguar më të zonjat, përkundër faktit se sukseset e tyre e ngritja e tyre në shkollim e karrierë ka qenë tepër me e vështirë sesa e burrave që dominojnë shoqërinë në këtë vend e në gjithë Ballkanin. Këtë do ta dëshmojnë çdo javë gra e suksesshme të cilat do të jenë të ftuara në emisionin e Doresa Gecit në emisionin “Fokusi i Grave”.
E ftuar në intervistën e parë është alpinistja Arineta Mula e cila tregon si po ja del që edhe gjatë kohës së pandemisë po realizon planet duke u ngjitur nëpër majat me të larta dhe çka po i dështon në këtë kohë izolimi. Ajo tregon si e nisë këtë sport dhe cilat kanë qenë ekspeditat e saja më të preferuara deri me tani, por edhe ato më të vështira.
Hateme Smajli, sjellë reportazhe nga terreni. Tema sociale dhe jeta e vështirë e qytetarëve do të jenë çdo javë në “Fokus Story”. Reportazhi i parë vjen nga një lagje vetëm 15 kilometra nga Prishtina por ku banorët janë harruar e harruar nga shteti i Kosovës. Banorët atje jetojnë në varfëri ekstreme. Dorëzat e alkooli higjenik në këtë kohë pandemie janë luks i pa arritshëm për banoret e fshatit Plemetin.
Në këtë vend, që ndodhet pak kilometra nga kryeqyteti, gra, burra e fëmijë e kanë vetëm hallin e mbijetesës për të siguruar kafshatën e gojës, ndërsa për shëndetin e tyre dhe parandalimin e përhapjes se pandemisë “Covid 19” duket që ka mëshirë dhe i ruan vetëm Zoti. “Fokus Story” do të sjellë pamje dhe intervista rrëqethëse nga kjo lagje e banuar me banorë të nacionalitetit rom.
Erion Maliqaj, do të sjellë “Sportin n’Fokus” me kronika të ndryshme. Fokusi i veçantë i Erionit, do të jetë promovimi i talenteve të rinj të futbollit dhe sporteve tjera, e ku në Kosovë numri i tyre është shumë i madh. Përveç kësaj, çdo javë do të përgatisë edhe intervista të veçanta me sportistë dhe personalitete të shquara të sportit, si dhe reportazhe nga terreni, me klubet e futbollit, basketbollit dhe sporteve tjera në Kosovë. Po ashtu do të sjellë edhe kronika të veçanta nga të gjitha llojet e sporti, përfshirë edhe ato që janë shumë të popullarizuara, por nuk e kanë hapësirën e merituar në media.
Suksesi i emisionit n”Konak me autor, Kosovë Gjocin, ka qenë motiv për të filluar edhe projektet tjera televiziove. Për më pak se një vit jetë, emisioni n’Konak ka arritur të krijojë shikuesit e tij besnik tek të cilët ka ardhur çdo javë me mysafirë shumë të veçantë, duke sjellë biografinë dhe të kaluarën e tyre shumë interesante nga jeta profesionale e personale.
Me formatin e tij unik, emisioni N’Konak ka bërë për vete jo vetëm shikuesit, por edhe personalitete të shumta të politikës, artit, shkencës, sportit, muzikës e fushave të tjera, të cilët pa hezitim janë bërë pjesë e tij dhe kanë sjellë jo rrallë herë rrefime të pa thëna ndonjëherë për publikun shqiptar.
Nga ana e të ftuarve të përjavshëm N’Konak, sigurisht nuk ka munguar as diskutimi dhe komentimi i zhvillimeve aktuale, duke sjellë në pah qëndrimet e tyre për shumë çështje me rëndësi për vendin dhe me gjerë.
Gazeta Infokus, gjithmonë ka në fokus trajtimin e problemeve në shoqëri, duke i qëndruar besnik profesionit në shërbim të informimit të drejt dhe të paanshëm.
Tani vetëm po e rrisim gamën e produkteve në formatin video.
Të gjitha produkte tona do të jenë të veçanta. Përveç informimit, do të jenë edhe me karakter kritik e edukativ. Nuk do të mungoj edhe promovimi i gjithë atyre qe ofrojnë vlera e vepra të mira për shoqërinë dhe shtetin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...