A do të hapen xhamitë e Kosovës për këtë të premte? Flasin nga BIK-u
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 12 May 2020
Muaji i Ramazanit po shkon drejt fundit, por, këtë vit dyert e xhamive nuk kanë qenë të hapura për shkak të pandemisë COVID 19, që ka përfshirë gjithë botën.Mosfaljen e namazit në xhami, shumë keq e kanë përjetuar besimtarët myslimanë, të cilët po detyrohen të falen nëpër shtëpitë e tyre.
E, lajme të mira për nisjen e hapjeve të xhamive po vijnë nga rajoni. Maqedonia dhe Shqipëria janë dy shtetet që kanë nisur hapjen e xhamive, por jo edhe Kosova.
Por, në Kosovë, ende nuk është diskutuar nëse xhamitë do hapen apo jo.E, për këtë në një prononcim për Syri.net Kosova kanë folur zyrtarë nga BIK-u, ku thonë se ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me hapjen e xhamive.
“Deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me hapjen e Xhamive në Kosovë për këtë të premte apo për festën e Bajramit. Në momentin që do të ketë diçka, Myftiu Naim Tërnava do të del me një qëndrim publik”, ka deklaruar BIK-u për Syri.net Kosova.
Besimtarët myslimanë kanë kërkuar që në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit t’iu drejtohen xhamive për të falur namazin e tyre.Sipas Bashkësisë Islame për një vendim të tillë duhet të bashkëpunojmë ngushtë me IKSHPK-në, për mënyrën dhe kohën se kur do të na lejohet që të kthehen në xhamitë e tyre besimtarët.
Ndërkohë, imami i Kosovës,Sabri Bajgora ka deklaruar se vazhdimisht po punohet me autoritetet e shëndetit publik që së paku namazi i Fiter Bajrami të falet nga besimtarët.Lidhur me këtë Bajgora ka deklaruar se është duke u biseduar që ky namaz në kryeqytetin e Kosovës të falet në një hapësirë të jashtme publike siç është stadiumi “Fadik Vokrri”, ose njëri nga sheshet e kryeqytetit.E, në lidhje me faljen e Fitër Bajramit për Syri.net Kosova ka folur edhe kryetar i BIK-ut në Drenas Valon Bequku.“Nuk e dimë ende, por që mbesim me shpresë se gjendja për çdo ditë po përmirësohet, fjala është sa po dëgjojmë në mjete të informimit dhe ndoshta të paktën javën e fundit të mundësohet hapja e xhamive. Kjo do të ishte shumë e mirëseardhur për ne dhe namazfalësit”, ka thënë Bequku.
Të tjera
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...
-
Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të s...