Sport

Ligue 1, sezoni tjetër/ Blanc e propozon me 22 skuadra

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 07 May 2020

Javën e kaluar u vendos mbyllja e parakohshme e sezonit 2019/2020 me Paris Saint Germain që mori titullin kampion të vendit i nënti në historinë e tij.

Megjithatë disa klube të kampionatit francez kanë nisur lëvizjet e tyre që ky vendim i Ligës Profesioniste të Futbollit të kthehet mbrapsht dhe një prej tyre është Amiens që ka rënë në Ligue 2.

Kjo e fundit po kërkon çdo mënyrë për të bindur organizmin e lartë të futbollit francez për të ndryshuar mendje me klubin që ditën e mërkurë organizoi një lidhje direkte në Facebook me ish-trajnerin e përfaqësueses franceze Laurent Blanc, me këtë të fundit që propozoi se në sezonin e ardhshëm Ligue 1 të ketë 22 skuadra dhe se Amiens nuk duhet të zbresë nga kategoria me 4 pikë nga zona e shpëtimit kur kanë mbetur 10 javë nga fundi.

-Advertisement-

“Mund të ketë një lëvizje të skuadrave, futbollistëve dhe presidentëve që të kërkojnë një kompeticioni të ketë 22 skuadra, do të ishte dicka e mirë”, tha Blanc që nënvizoi gjithashtu se mund të merreshin vendime të tjera, të ndryshme nga ato që mori në realitet Liga e Futbollit Profesionist në Francë. Ai shtoi se nuk kishte shumë solidaritet dhe se të gjithë tentuan të mbronin interesat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera