Manipulimi me të (pa)punësuarit
Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 06 Maj 2020
Regjistrimi i mbi 10 mijë punëtoreve të rinj në Administratën Tatimore të Kosovës për të përfituar nga pakoja fiskale e Qeverisë po vlerësohet si shenjë e mirë për uljen e papunësisë në vend nga ministri i Financave të Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai të martën është krenuar se numri i të papunëve brenda vetëm një muaji është ulur për 6.6%, që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit, shkruan gazeta inFokus.
“Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%”, ka shkruar Bislimi.
Megjithatë, kreu i financave të Kosovës është kritikuar për këtë, për faktin se njohësit e ekonomisë vlerësojnë se sado që në shifra mund të duket ulje reale e papunësisë, nuk është meritë për institucionet e vendit, pasi nuk është raportuar për hapje të vendeve të reja të punës dhe janë ngritur dyshime për manipulimin e bizneseve me të punësuarit.
Në Administratën Tatimore të Kosovës kanë konfirmuar për gazetën inFokus se kanë pranuar mbi 141 kërkesa për kompensim të punëtorëve nga pakoja fiskale.
“Prej tyre: 130,766 me punëtorë te rregullt, 10,315 punëtorë te rijnë (pa shpalljes se masave kufizuese) dhe 1.312 punëtorë qe kanë humbe vendin e pune (pagës, pas shpalljes se masave kufizuese)”, ka thënë Valentina Bytyqi-Sefa.
Zekirja Shabani, kryeredaktor në gazetën inFokus dyshon se të gjithë të aplikuesit si punëtorë të rinj jenë real.
Sipas tij sikur këta mbi 10 mijë të punësuarit e rinj të mos jenë familjarë të pronarëve të bizneseve që kërkojnë të përfitojnë me çdo kusht nga pakoja emergjente e Qeverisë së Kosovës do të ishte lajm shumë i mirë për Kosovën.
“Por, duke u nisur nga dhjetëra raste të raportuara, dyshoj se punëtorët të cilët kanë punuar pa asnjë dokumentacion në momentin e krizës janë zëvendësuar me gra, motra e vëllezër të pronarëve të kompanive”, thotë Shabani.
Nëse po ndodh kjo, ai thotë se situata është shumë e rëndë, shkruan gazeta inFokus.
“Këta persona që deri tani nuk kanë qenë aktiv në tregun e punës po ua marrin bukën e gojës atyre punëtorëve që do të vazhdojnë të mbesin njëjtë “n’të zezën” edhe pas pandemisë, pa përfituar kompensimin për paga nga Qeveria”, vlerëson ai.
Gazeta inFokus ka raportuar për disa raste kur kjo ka ndodhur në Kosovë.
Me deklarimin e ministrit Bislimi nuk pajtohet as analisti Bekim Kabashi.
“Në kohën kur ekonomia është bllokuar në gjithë botën, duke përfshirë edhe Kosovën, ti të pretendosh se ke ulur papunësinë, nuk mund t’i thuash tjetër përveç se mashtrim me qëllim manipulimi”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook Kabashi.
Sipas tij regjistrimi i punëtorëve të tregut të zi me qëllimin për të marrë ndihmë nga pakoja emergjente e shtetit nuk është ulje e papunësisë, shkruan gazeta inFokus.
Një ditë pas deklarimit se për një muaj është ulur papunësia në 24.1 për qind, Bislimi ka reaguar duke thënë se nuk është kuptuar drejtë.
Sipas tij, ai u është referuar vetëm regjistrimeve të reja dhe nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare do të binte në nivelin e 24.1%.
Megjithatë, ai thotë se masat e pakos fiskale kanë krijuar terrenin e përshtatshëm për formalizim të atyre që me vite e kanë konsideruar të leverdishme të operojnë jashtë kornizave ligjore./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...






























