“Tri gabimet intelektuale të Blerim Rekës”
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 02 May 2020
Filozofi Blerim Latifi nëpërmjet një shrkimi në Facebook thotë se Ministrit në Detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka dje në komentin e tij mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuse ka bërë tre gabime esenciale intelektuale.
Më poshtë Latifi rëndit tre gabimet që sipas tij ka bërë Reka.
Postimi i plotë:
Tri gabimet intelektuale të Blerim Rekës
E lexova një koment të Blerim Rekës mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Në pak paragrafë, që përmban teksti i tij, doktori shkupjan i drejtësisë bën tri gabime esenciale intelektuale.
Gabimi i parë: Kushtetuta nuk është roman, thotë Reka. Teza e tij, qartësisht, ka konotacion pezhorativ për letërsinë. Demek, sipas logjikës së tij, interpretimi letrar është çështje joserioze, ndërsa interpretimi i kushtetutës është shkencë precize. Ky mendim diletant nuk thotë asgjë për letërsinë, por thotë shumë për autorin e tij. Një intelektual që flet në mënyrë të tillë për letërsinë, s’bën gjë tjetër veçse na tregon se ka defekte serioze në formimin e tij kulturor.Gabimi i dytë: Gjykata kushtetuese nuk e interpreton atë që ka dashur të thotë autori i kushtetutës, por vetëm atë çka thotë teksti në letër i kushtetutës, thotë Reka. Si jurist Reka do duhej të dinte se që nga Monteskjeja dhe Etërit Themelues të Kushtetutës së SHBA-s, bëhet dallimi midis letrës së ligjeve dhe shpirtit të ligjeve. Interpretimi literal i tekstit të kushtetutës nuk është i gjithë interpretimi i saj. Ai bëhet i plotë kur bëhet edhe interpretimi i frymës(shpirtit) së kushtetutës, e me këtë term duhet kuptuar qëllimet dhe vlerat politike për të cilat është shkruar kushtetuta. Pra, intepretimi i kushtetutës nuk është kurrë puro teknik. Vendimi i djeshëm i Gjykatës kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit, duket qartë se respekton këto dy dimensione të intepretimit kushtetues. Ligji i Gjykatës Kushtetuese, në nenin 27 të tij, thotë se kjo gjykatë vendos masa të përkohshme pezullimi “ndaj një çështjeje që është objekt i procedurës, nëse këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik”. Rrezikimi i interesit publik nuk mund të përcaktohet vetëm me letrën e kushtetutës. Është i nevojshëm edhe shpirti i saj. Siguria e popullit është ligji më i lartë i shtetit dhe intepretimi i kushtetutës i bindet këtij parimi.
Gabimi i tretë: Reka na fton që për të kuptuar argumentin e tij duhet që të lexojmë Hans Kelsenin, të cilin Reka e quan “baba i konstitucionalizmit”. Po ta bënte këtë gabim një student drejtësie i vitit të parë, do të arsyetohej disi, por kur e bën një doktor i jurisprudencës, vërtet duhet të na vij keq për të. Kelseni është jurist i vonë dhe kushdo që ka lexuar ndonjë tekst serioz në fushën e filozofisë të së drejtës, e merr vesh se konstitucionalizmi në mendimin juridik perëndimor fillon me Platonin dhe Aristotelin. Platoni në veprën e tij “Ligjet” shkruan se begatia e shoqërisë njerëzore mund të jetësohet vetëm atëherë ligjet janë mbi të gjithë. Ai e definonte rendin kushtetues si një rend ku ligji është padron i pushtetit dhe pushteti shërbëtor i tij. Pas Platonit, Aristoteli, në librin “Politika”, thotë decidivisht se sundimi i ligji është më i pëlqyeshmi se sundimi i individëve. Në ato që Aristoteli i quan “regjime të drejta politike”, ai e konsideron “Politenë” apo rendin kushtetues, si formën më të avancuar të këtyre regjimeve. Në epokën moderne është Xhon Loku, filozofi anglez, ai që vuri themelet e konstitucionalizmit liberal, në veprën e tij “Traktati i dytë mbi qeverinë civile”, më shumë se dy shekuj para Kelsenit. Vetë Kelseni hyri në jurisprudencë përmes filozofisë politike, problemi themelor i të cilës, nga Platoni tek John Rawls, është problemi i drejtësisë. Punimi i disertacionit i Kelsenit ishte një studim mbi filozofinë politike të Dante Aligierit, poetit të madh të Mesjetës, i cili teoritizonte për shtetin sekular të ndarë nga religjioni. “Teoria e pastër e ligjit” e Kelsenit është zhvilluar nën ndikimin e “normativizmit të pastër” të Imanuel Kantit. Ligji suprem, thotë Kanti, është një normë universale e pastër, në kuptimin se vendoset nga arsyeja e pa ndikuar nga interesat e ndryshme. Carl Schmitt, rivali teorik i Kelsenit, e thotë diku se “kur juristët fillojnë me mendu, bëhen filozofë”. Blerim Reka duhet të filloj që të mendoj.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...