Lajme

Një paciente në Infektivë në gjendje të rëndë, sot lirohen edhe 7 persona të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 30 April 2020

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, të ënjtën janë të shtrirë 33 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas raportit të fundit nga kjo klinikë 1 pacinet vazhdon të jetë në gjendje të rëndë ndërsa 5 janë me oksigjenoterapi e 27 të tjerë janë në gjendje stabilë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa sot lirohen edhe 7 persona të tjerë, 2 të shëruar dhe 5 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore.

-Advertisement-

Ky ëhstë njoftimi:

“Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 30.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 të hospitalizuar në Klinikën Infektive është si vijon;

27 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika do të lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 5 pacientë Covid -19 pozitiv lirohen në gjendje të mirë shëndetësore.

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste-infektologe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera