Lajme

95-vjeçarja mposht koronavirusin, personi më i vjetër i shëruar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 23 March 2020

Një e mëshuar 95-vjeçare, e cila u diagnostikua me koronavirus në fillim të marsit, është bërë personi më i vjetër i shëruar nga koronavirusi në Itali.

Alma Clara Corsini, nga Fanano, u shtrua në spital me urgjencë më 5 mars, pasi kishte shenja të virusit, i cili deri tani u ka marrë jetën 5476 personave në Itali.

Tashmë, mjekët kanë bërë të ditur se trupi i 95-vjeçares ka arritur të reagojë, duke mposhtur virusin dhe ka bërë një rikuperim të plotë.

-Advertisement-

“Po, po, unë jam mirë tani. Ata që u kujdesën për mua ishin njerëz shumë të mirë dhe tani do të më dërgojnë në shtëpi”, ka thënë gjyshja e shëruar tashmë nga koronavirusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera