Ekonomi

930 euro për telefon në Ministrinë e Bejtush Gashit

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 04 May 2018

Telefonat e menqur, janë pajisjet për të cilat më së shumti Ministritë në Qeverinë Haradinaj shpallin tender për blerjen e tyre. Këtë herë një “smartphone”, po iu nevojitet në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Bejtush Gashin ka shpallur tender në vlerë prej 930 euro për furnizim me aparat të telefonit celular , para këto të cilat do të merren nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MPB-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Infokusi ka provuar të kontaktojë me personat përgjegjës për këtë tender në këtë ministri për të marrë informacione se për kë do të blehet ky telefon, por kanë qenë të paqasshëm.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë ofertuar tri kompania, por fituese është shpallur kompania “Mobi GEGA”.

Kontrata është nënshkruar më 30 prill të 2018-ës./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy