Lajme

900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 18 June 2024

Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë në rrjetin social X për takimin që pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ai përmendi përsëri përfitimin e mbi 900 milionë eurove të kushtëzuara për Kosovën nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Lajçak tha se në këtë takim u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizmit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Mezi presim të vazhdojmë bisedën tone”, shkroi Lajcak.

-Advertisement-

Plani i BE’së parasheh ndarjen e një fondi prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të këtij rajoni.

Lajcak e ka thënë përmendur se për të fituar qasje në këto fonde, Kosova dhe Serbia e kanë parakusht angazhimin konstruktiv në dialogun e Brukselit, dhe si personi përgjegjës për të bërë vlerësimin për përparimin në dialog, ai ka thënë se e ka parë të nevojshëm një takim me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi për hapat që duhet të marrin palët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera