Lajme

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 09 October 2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Hidroregjioni Jugor” ka evidentuar nëntë lidhje të paautorizuara të ujit gjatë kësaj jave në zonat e shërbimit të kompanisë.

Sipas njoftimit të kompanisë, katër lidhje janë evidentuar në Prizren, katër në Suharekë dhe një në Malishevë.

“KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos kryejnë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, pasi ato janë të kundërligjshme dhe dëmtojnë funksionimin e rregullt të sistemit të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy